Tuchel tregon nëse Kovacic e Ziyech do të paraqiten në finalen e Carabao Cup kundër Liverpoolit

Trajneri gjerman Thomas Tuchel është penduar që nuk e ka zëvendësuar më herët mesfushorin Mateo Kovacic në fitoren e mbrëmshme 2:0 të Chelseat kundër Lille, por shpreson që mesfushori kroat dhe Hakim Ziyech do të jenë të gatshëm për finalen e Carabao Cup kundër Liverpoolit.

Kovacic pësoi një lëndim në pjesën e dytë mbrëmë kundër Lille, ku më pas u zëvendësua nga Ruben Loftus-Cheek në minutën e 51’ të ndeshjes.

Po ashtu, Hakim Ziyech u pa duke çaluar ende pa u bërë një orë lojë, ku thuhet se ka lënduar kyçin e tij të këmbës, kështu duke vënë në dyshime nëse dyshja në fjalë mund të paraqitet të dielën kundër Liverpoolit.

Tuchel tregoi që ishte penduar shumë që nuk e kishte larguar më herët Kovacicin, për ta mbrojtur atë nga dëmtimi.

“Duhej që ta kisha zëvendësuar më herët Kovacicin pas pjesës së parë, kështu që do të kisha një zëvendësim më shumë. Ndërkaq, ende nuk e kam parë lëndimin e Hakimit dhe ende nuk kam folur me stafin mjekësorë. Shpresoj mos të jetë i rëndë dhe shpresoj që djemtë të jenë të gatshëm për të dielën”, tha Tuchel.

Këtë të diele, Liverpooli dhe Chelsea do të takohen në stadiumin “Wembley” për ta zhvilluar ndeshjen finale të Carabao Cup.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

”Rusia do gjunjëzohet”, SHBA nis Apache e F35 drejt Baltikut, Biden “shpalos” sanksionet

Story i radhës

Rritja e çmimeve në Shqipëri, presidenti Meta bën thirrje për rritjen e pagave

Të fundit nga