Rusia çfarë (nuk) e njohin të gjithë…

February 14, 2022
min lexim

Siç dihet, pas përndjekjes ose dëbimit masivë të jezuitëve dhe pjesëtarëve tjerë të rrymës fetare kristiane ose katolike nga Rusia në vitin 1719: Në vitin 1742 dhe me vonë, kishin filluar burgosjet, internimet, plaçkitjet, shikanimet dhe përndjekjet (debimët) e përgjithshme ose masive të ebrejve (izraelitëve) nga Rusia.

Kjo sidomos pas denimit ose denoncimit të  hapur “të “jansenizmit”, si dhe ideve ose teorive megalomane dhe cariste të Volokolamskit dhe Golovkinit në Rusi nga ana e Selisë së Shënjtë (Pontifikatit) në Vatikan.

Se këndejmi, në idetë, teoritë, imagjinatat ose fantazitë megalomane ose grandomanike të Golovkinit dhe Volokolamskit: Carët dhe patriarkët e kishës ortodokse dhe pravosllave të Rusisë, ishin paraparë ose paramenduar si sundimtar (gospodar) të globit, dhe etër (pogllavar)  të “Romës së Tretë” me seli në Moskë (Rusi), ose në Kjevë të Ukrainës, ku thuhet se ishte formuar ose themeluar “Rusia e parë”( ” Prva Kijevskaja Rasija”) së bashku me kishën e parë pravosllave të Rusisë (“Prva Rasijska Pravoslavnaja Crkva”) dhe kështu me radhë..

Ngase, sipas tyre (Vollokolamskit, Gollovkinit, Ivan Groznit etj.)- Selia e Shënjë (Papati ose Pontifikati) në Vatikan, nuk ekziston fare, përveçse “Romës së Tretë” dhe të “Vërtetës” me seli në Moskë.

Në esencën ose substancën e saj, mbretëria (monarkia) ose perandoria cariste e Rusisë, ishte autoritare, totalitariste, megalomane, hegjemoniste, militariste ose ekspanzioniste.

Themelët e para të mbretërisë (monarkisë) kostitucionale, institucionale, parlamentare dhe demokratike, kanë lindur ose janë vënë në Angli (Britani të Madhe) me rastin e largimit të “Dinastisë Stuart (Stjuart) nga froni mbretëror, dhe inaugurimit të Vilhelmit (Uiliamit) të Tretë në krye të fronit të Mbretërisë së Bashkuar në vitin 1668, kur u shpallën ose dekretuan edhe ligjët e famshme “The Bill of Rights” etj.

Dhe, mëqe, Europa Perëndimore ose Kontinentale, asokohe nuk ishte e preokupuar dhe përkushtuar aq shumë me politikën pushtuese, militariste, hegjemoniste ose ekpanzioniste të Rusisë cariste (përkundrazi, kishte edhe të atillë si Katarina e Gjermanisë së bashku me gjeneralët ose komandantët austriako-gjerman si Münich, Osterman dhe të tjerë që i ndihmonin dhe komandonin “hordat” ose hordhitë ruse në luftërat e ndryshme pushtuese ose okupuese kundër të tjerëve): Pas disfatës së thellë ushtarake në luftë kundër vikingëve, pranë Nervës me 17OO , dhe një fitoreje të papritur të kozakëve të Ukrainën, nën komandimin e Mazepit, pranë Voltavës më 17O9, si dhe të vendosjes së “paqes se Nyshtadit (Nystadt) me 1721, carëve të  Livonia, Estonia, tokat e brendshme gjermane ose ingermanike, pjesa e madhe e Korelisë, ishujt e njohur Ösel (Sarema) dhe Dagö (Hiiuma) të Skandinavisë, dikur me vonë, me anë të martesave, shantazhëve, komplotëve, urthave, intrigave dhe dredhive të njohura mbretërore ose dinastike të femrave (grave) të mençura dhe të bukura ruse dhe të tjera si Katarina, Ana Kurllandiskaja, Jekatarina, Jelizaveta Petrovnaja etj.. edhe Riga, Ravella, Viborga, Kurllandia, Krimea, Azovi, Kazani, Astrahani, për të vazhduar me Kaukazin (Kaukazinë), Detin e Zi, hapësirat ose teritorët e ndryshme në Detin Baltik dhe Skandinavik (në dëm të Finlandës, Suedisë dhe Norvegjisë), në Prusinë Lindore, në  Lituani, Volinje, Podoblje, në Dnjestër, Dnjepër, Kurile ose Sahalinë të Japonisë, Kinës, Polonisë,, Letonisë, Lituanisë, Ukrainës dhe gjithandej. 

Duke zgjëruar kështu “Rusinë e vogël” të Pskovit, Olegut, Igorit ose Jarosllavit, në kohëra dhe hapësira të gjëra kontinentale dhe interkontinentale. Gjegjësisht, në një vend të madh, me hapësirën ose sipërfaqen me të madhe tokësore në globit ose planetin tonë.

Shtoja këtu edhe luftërat e njohura ruso-turke mbi Krimenë së bashku me pëpjekjet e pasuksesshme të Münichut, Katarinës dhe Pjetrit të Madh për pushtimin e Konstantinopojës (Stambollit), aneksimin e Krimesë nga Katarina e Madhe, Müjichu, Stalini dhe Pjetri i Madh dhe të ngjajshme ! ( …)

P.S.

Siç dihet, vlerat, parimet, resurset ose burimet kryesore të cilat i ushqejnë mendjen, zemrën dhe shpirtin e qytetrimit perëndimore, janë kultura dhe civilizimi i njohur ( antik) greko-romak, iluminizmi i madh evropian i shekujve 17, 18 dhe 19, dhe solidariteti ose moderniteti i njohur perëndimor i krijuar dhe ndërtuar pas Luftës së Dytë Botërore.

Thonë se deri në fillim të shekullit të kaluar (2O) : E ashtuquajtura historia e përgjithshme botërore ose ndërkombëtare, akoma vazhdonte të shkruhej, skicohej, vizatohej dhe formulohej si të thuash në kuadrin e të të ashtuquajturit “qarkut të ngushtë” ose “rrethit viciozë” të fuqive të ndryshme imperiale, koloniale ose gjysemkolonialiste të kontinentit plak. Mbase me “thikat” dhe  “gërshërët” e njohura imperiale ose kolonialiste  të “kartografëve” ose “rrobaqepësve” të ndryshëm ushtarak dhe politik të “gjeografive të vogla” dhe “historive të mëdha” ose anasjelltas.

Në këtë vorbullë, edhe imponimi dhe afirmimi i vazhdueshëm ose sistematik i të të ashtuquajturit “faktorit të forcës” ose fuqisë se njohur ushtarake dhe politike së bashku me tendencat e njohura dominante dhe ekskluziviste të fuqive të ndryshme imperiale ose kolonialiste për sundim, hegjemonizëm dhe dominm (ekspanzionizëm) të përgjithshëm shteterorë, nacional, ushtarak, poltik etj. Asokohe do iu shkonin për shtati ” projektëve” dhe “planimetrive” të mesipërme cezariste, hegjemoniste dhe ekspanzioniste të popujve dhe vendëve ose fuqive të ndryshme imperiale ose kolonialiste në stadin me të lartë të imperializmit dhe kolonializmit të atëhershëm kontinental dhe interkontinental.

Ndërkaq, në muzgun ose “buzëmbremjen ” e njohur të luftës së parë botërore, me tepër se dy të tretat ( 2 / 3 ) e vendëve dhe popujve të ndryshëm gjithandej globit, ndodhëshinn nën pushtimin (robërinë) dhe sundimin (tiraninë) e gjithëmbarshme imperiale ose kolonialiste. Për të arrirë kështu gjer në fillimin e Luftës së Parë Botërore ( 1914-1918)  dhe epilogun e saj përfundimtar dhe tepër tragjik për fatët e përgjithshme të njerëzve, popujve (kombëve) dhe shtetëve të ndryshme gjithandej globit. 

Gjatë Luftës së Parë Botërore e kishin gjetur vdekjën me tepër se 2O milion njerëz. Pa i harruar këtu edhe invalidët e luftës, të traumatizuarit, retarduarit si dhe viktimat e njohura në kuadrin e të të ashquajtures “pandemisë” ose ” epidemisë spanjolle” e cila do e dyfishonte numrin e përgjithshem të viktimave të luftës së parë botërore. 

Ndërkohë që edhe ” Traktati i Versajës” me 1919, i ideuar dhe projektuar asokohe mbi idetë dhe konceptët e ndryshme borxheze dhe dominante-eksluziviste ( “urbi et orbi” ose “ultima ratio”) të fuqive të ndryshme imperiale ose kolonialiste, kishte ndodhur dhe ishte zhvilluar në një periudhe të fluidshme ( hektike) dhe tepër turbulente ose dramatike të përplasjëve, turbulencave dhe udhëkryqëve të ndryshme konceptuale dhe ideologjike të konceptëve dhe sistemëve të njohura rivale dhe antagoniste me njëri tjetren çfarë ishin pikërisht koncepti ose sistemi borxhez ose industrial dhe kapitalist i Perëndimit dhe i ashtuquajturi ” koncepti” ose “sistemi revolucionar” ose komunopansllavist ( bolshevik) i Lindjes. 

Në këtë ” kontekst të suspektshëm” dhe tepër dubioz: Gjermanisë, Austrisë dhe aleatëve të tyre ushtarak ( luftarak) dhe politik, nga ana e shtetëve ose fuqive të ndryshme të “Antantës së Madhe”,  në ” Traktatin e Versajës” ( 1919), do iu diktohen dhe imponohen kushte, sanksione dhe reparacione të shumëta dhe tepër të rënda në çështje dhe aspekte të ndryshme politike, ushtarake, materiale, teknike, historike, teritoriale ose gjeografike etj. Duke iu konfiskuar asokohe Gjermanisë me tepër se 63 mijë kilometra katrore të teritorit të saj etnik dhe historik, si dhe duke i lënë me tepër se 7 milion gjerman jashta trungut ( trupit) të njohur të shtetit të tyre ëmë dhe kështu me radhë. Austrisë- Tirolin e Jugut etj.

Lufta e Dytë Botërore do mbahët mend si lufta ose konflikti me i madh, me i përgjakshëm dhe me shkatërrimtar në historinë e përgjithshme të luftërave ose konfliktëve të ndryshme ushtararake ose luftarake në planetën ose globin tonë që nga antika e larget dhe deri me sot. Nepër frontët ose fushëbetejat e ndryshme të Luftës së Dytë Botërore, atëbotë e kishin gjetur vdekjën me tepër se 55 milion njerëz. Ndërkohë që me tepër se 3O milon të tjerë do ngelin si invalid të përhershëm të luftës dhe kështu me radhë. Mos të flasim këtu mbi dëmet ose pasojat e shumëta materiale, infrastrukturale, ekonomike, industriale dhe të tjera gjatë kohës së luftës!!!

Ndërkaq, nepër etapat ose periudhat e njohura mes dy luftërave të mëdha botërore, do bëhen të shquara ,konkrete, reale dhe tepër aktuale ose pragmatike edhe formulat, konceptët, teoritë dhe doktrinat e njohura  si” New Deal” dhe “New Freedom” të presidentëve te atëhershëm amerikan, Vilson dhe Hover. Për t´u zevëndësuar ose trasheguar dikur me vonë me konceptët, doktrinat, idealet dhe vizionet e njohura globale ose universale si ” Roll Back” , gjegjësisht,  ” paqëja dhe siguria e detyruar me anë të forcës ” dhe të ngjashme nga ana e presidentëve tjerë amerikan si Rousvelt, Truman, Eisenauer, Kenedy, Xhonson, Nikson, Regani, Bush dhe Klinton ..nepër etapa ose periudha të ndryshme të pasluftës së dytë botërore, ish ” luftës së ftohtë” dhe konfrontimëve të njohura bipolare ose blllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit, luftës sè Kosovës etj.. 

Në këtë sfond, dy luftërat e mëdha botërore së bashku me zhvillimët e përgjithshme në botën e pasluftërave të mesipërme botërore ose planetare, do e “zbulojnë” dhe konfirmojnë (njëherë e përgjithmonë) edhe rolin dhe pozitën e njohur epokale dhe historike të Shtetëve të Bashkuara të Amerikës ( SHBA-s) si supërfuqia me madhe politike, ushtarake, industriale dhe ekonomike e globit tone në çdo kohë dhe hapësirë.

E sidomos në kuptimin e mbrojtjes dhe garantimit të paqës dhe sigurisë globale në përgjithësi si dhe të mbrojtjes dhe garantimit të të drejtave dhe lirive të njohura shtetërore, nacionale, politike, fetare, kulturore, historike dhe të tjera të njerëzve, popujve (kombeve) dhe vendëve të ndryshme gjithandej globit në veçantii. 

Se këndejmi, falë pikërisht rolit dhe kontributit të lartëpërmendur (kolosal dhe tiantik) të SHBA-së: Shtetët dhe shoqëritë e ndryshme evropiane dhe me largë, nga i ashtuquajturi ” stadi” ose niveli lokal i zhvillimit, koperimeve dhe bashkepunimëve të ndryshme lokale, rajonale, ekskluziviste ose përjashtuese dhe proteksioniste, ishin ngritur dhe kishin përparuar në një “shoqeri të përbashkët” globale ose universale në kuptimin e përgjithshëm ushtarak, politik, tregtar, monetar, finansiar, tregtar, ekonomik, industrial, teknologjik etj. 

Ndërkaq, pas ngritjes dhe themëlimit të të ashtuquajturit “Paktit të Bruskseli” ose të “Beneluksit” me 1948, respektivisht, menjëherë pas aprovimit (miratimit) historik të “Doktrinës ” ose ” Rezolutës ” së famshme të Arthur Wanderbergut: SHBA-së në stilin dhe cilësinë e njohur (epokale dhe historike) të superfuqisë me të madhe dhe kryesore të Perëndimit dhe tërë globit tonë tokësor; në bashkëpunim me vendët tjera mike dhe aleate, me 4 prill të vitit 1949,  do e ngrisin dhe themëlojne Paktin e Natos, të njohur botërisht si Aleanca Veriatlantike e Natos me seli në Bruksel. Duke i vënë në këtë kuader edhe bazat ose themelët e përgjithshme dhe të përhershme të “shtëpise së përbashkët evroatlantike” të popujve dhe shtetëve të pavarura, të lira, sovrane, qytetare dhe demokratike. 

Të gjitha këto së bashku si ideale, projekte, ide dhe vizione të njohura epokale dhe historike të shtetit dhe popullit ( kombit) të madh amerikan -përballë “projektëve” ,”doktrinave”, teorive” dhe “formulave” të ndryshme hegjemoniste, militare dhe ekspanzioniste të ish BRSS-së  dhe “Paktit të Varshavës” – menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore. respektivisht, me qëllim të “rrethimit global” ( lëxo :kontinental dhe interkontinental) të Rusisë ( ish BRSS-së), Kinës dhe ideologjisë se egër “revolucionare” ose komunopansllaviste në tërë globin. Duke i nënkuptuar këtu edhe paktet ose aleancat tjera politike, ushtarake, ekonomike, strategjike ose gjeopolitike gjithandej globit si “Rio Pakt”, “Anzus Pakt”, “Seato Pakt”, “Cento Pakt” , “Bagdad Pakt”, “Teheran Pakt” etj. 

Për me tepër ndërkaq, në kuader të “Planit Marëshall”, SHBA-së me qëllim të rindërtimit ose rimekëmjes së gjithëmbarshme shtetërore, nacionale, politike, finansiare, industriale  dhe ekonomike të Gjermanisë, Francës, Italisë, Austrisë, Spanjës, Portugalisë si dhe vendëve të tjera mike dhe aleate, asokohe do i investonin me tepër se 31OO miliardë dollar amerikan. 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Променет сообраќаен режим во Карпош поради реконструкција на една улица

Story i radhës

Konflikti Rusi-Ukrainë, Osmani: Jemi të sigurtë, do të ishte ndryshe po të mos ishim pjesë e NATO-s

Të fundit nga

Myrto Uzuni mes La Ligas dhe SHBA-së

Myrto Uzuni po bën paraqitje fantastike me Granadan në Spanjë, ku po shënon gola të rëndësishëm. Sulmuesi beratas ka hyrë gjithashtu në historinë e skuadrës spanjolle, teksa është bërë golashënuesi i këtij
ShkoLartë