Rusia bombardon gjatë gjithë natës qytetin ukrainas

October 29, 2022
1 minut lexim

Në ditën e 248 të luftës, ushtria ruse ka bombarduar gjatë gjithë natës qytetin lindor ukrainas Nikopol, i cili ndodhet përballë termocentralit bërthamor të Zaporizhzhia.

Mediat ukrainase kanë raportuar për dëmtime të mëdha në rrjetin e energjisë dhe në linjat e gazit. Ndërkohë, në Lugansk lufta ka marrë një pikë kthese, pasi trupat ukrainase po marrin kontrollin e autostradës strategjike Svatove-Kreminna, pasi disa javësh luftime të ashpra dhe të vazhdueshme.

Të premten, Moska deklaroi se ka përfunduar mobilizimi i pjesshëm nëpërmjet të cilit rreth 80 mijë qytetarë janë pajisur me armë.

“Pati një zjarr në disa ndërtesa, u shkatërruan apartamente e dyqane. Linjat e energjisë u bombarduan”, tha kreu rajonal Valentin Reznichenko.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Sulmohen fizikisht inspektorët komunalë

Story i radhës

Bindja Demokratike nuk i bashkohet opozitës në zgjedhjet e 14 majit

Të fundit nga

Premtimi i Yamalit

“Jam në fazën e rikuperimit dhe jam i sigurt se do të rikthehem më i fortë dhe më i motivuar se kurrë” Ylli i ri i Barcelonës, Lamine Yamal aktualisht po lufton
ShkoLartë