Më shumë tani mbi raportet për granatimet ruse në një periferi veriore të Kievit.
Administrata e qytetit thotë se “uzina” e avionëve Antonov, jo Aeroporti Antonov, është vënë nën zjarr, raporton BBC, përcjell Bota sot.
Objekti i prodhimit të avionëve Antonov ndodhet në aeroportin Sviatoshyn, rreth 10 km nga qendra e qytetit të Kievit.
Videot e paverifikuara të shpërndara në mediat sociale tregojnë një shtëllungë të trashë tymi të errët mbi fabrikë.
Administrata e qytetit thotë se shërbimet e urgjencës janë në vendin e shpërthimit.