Rusia me veto ka bllokuar në KS të OKB-së miratimin e rezolutës amerikane me të cilën dënohet bashkëngjitja e katër rajoneve ukrainase Rusisë dhe referendumit në bazë të cilave është realizuar aneksimin, kanë shkruar mediet botërore, transmeton “Beta” dhe “Bota Sot”.
KS i OKB-së ka 15 anëtarë prej të cilëve 5 janë të përhershëm dhe kanë të drejtë veto, si ka njoftuar CNN, Kina, Brazil dhe India janë përmbajt nga votimi, ndërsa Rusia si anëtare e përhershme ka vendos veto.
Ambasadorja amerikane në OKB, Linda Tomas Grinfild (Linda Thomas-Greenfield) ka deklaruar në fillim të mbledhjes se rezoluta amerikane ” është pikërisht ajo për çka u krijua Këshilli i Sigurimit – mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit territorial dhe promovimi i sigurisë “.
Si njofton BBC rezoluta dënon Rusinë për shkak “organizimit ilegal tl ashtuquajturve referendume në territoret që sipas drejtës ndërkombëtare i takojnë Ukrainës”, duke i shpall të “pavlefshme” referendumet.
Me rezolutë i bëhej ftesë Rusisë që “menjëherë dhe pakushte të tërhiqet me forcat e saj nga Ukraina në kuadër të kufijve të vetë të pranuar ndërkombëtar “. Presidenti i Rusisë Putin ka nënshkruar dekretet në bazë të cilave Zaporoshke, Hersonske, Donjeck dhe Lugansli i bashkohen Rusisë.
Ky veprim është dënuar ashpër nga vendet perëndimore duke konsideruar si referendume të përgatitura , referendumet e mbajtura para aneksimit. ShBA ka vendos sanksione të reja ndaj Rusisë, ndërkohë presidenti ukrainas Zelenski ka kërkuar anëtarimin në NATO me “me procedurë të shpejtuar”.