Pendarovski në Bullgari, takohet me Radevin dhe Ursula von der Leyen

Në ceremoninë e cila do të mbahet në Pallatin Kombëtar të Kulturës në Sofje, do të marrin pjesë edhe kryetarja e KE-së, Ursula von der Leyen, presidenti i Republikës së Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis, Nikolae-Ionel Chouka kryeministër i Rumanisë dhe Aleksandar Vuçiq, president i Republikës së Serbisë.

Presidenti Stevo  Pendarovski do të ketë takime me presidentin e Republikës së Bullgarisë, Rumen Radev dhe me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Në kuadër të vizitës së tij në Republikën e Bullgarisë, presidenti Pendarovski do të vendosë lule në autostradën “Struma” në vendin e aksidentit tragjik të autobusit, ku më 23 nëntor 2021 humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut.

Story i mëparshëm

Çfarë ndodhet pas perfeksionizmit?

Story i radhës

Rusia bllokoi me veto në Këshillin e Sigurimit rezolutën kundër vetvetes

Të fundit nga