Rusia akuzohet për ‘çmenduri’ pas sulmeve në Severodonetsk

June 2, 2022
1 minut lexim

Ndërkohë, luftimet janë intensifikuar rreth qytetit lindor të Severodonetsk, ku kreu i administratës së qytetit thotë se forcat ukrainase tani mbajnë vetëm 20% të qytetit.

Zelensky akuzoi Rusinë për “çmenduri” pasi trupat e saj shënjestruan një fabrikë kimike në qytet gjatë një breshëri artilerie.
Guvernatori rajonal Serhiy Gaidai tha se civilët po strehoheshin nga sulmet me raketa dhe artileri në uzinë, raporton BBC, përcjell “Bota sot”.

“Ka civilë atje në strehimoret e bombave, ka mjaft prej tyre, por nuk do të jetë një Azovstal i dytë pasi ajo fabrikë kishte një qytet të madh nëntokësor … që nuk është atje në Azov,” tha zoti Gaidai.

Marrja e Severodonetsk, qyteti i fundit i madh që ende mbahet nga Ukraina në rajonin e Luhanskut, është një qëllim kyç i pushtimit rus dhe zyrtarët perëndimorë thonë se Moska po bën “fitime në rritje, por mjaft të qëndrueshme”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Të paktën 4 të vrarë në një incident me armë në Oklahoma

Story i radhës

Horoskopi ditor, e enjte 2 qershor 2022

Të fundit nga

ShkoLartë