Rusi, 3 të plagosur pasi një dron ra në një ndërtesë në qytetin Voronezh

Të paktën 3 persona u plagosën pasi një mjet ajror pa pilot (dron) ra në një ndërtesë në qytetin Voronezh të Rusisë në afërsi të kufirit me Ukrainën, transmeton Anadolu.

Prefekti i Voronezhit, Aleksandr Gusev në një deklaratë me shkrim njoftoi se droni ka rënë në një ndërtesë në qytet ku jetojnë civilët.

Gusev ka ndarë informacionin se 3 persona janë plagosur për shkak të copave të xhamit të thyer që u përhapën përreth me përplasjen e dronit dhe se Shërbimi Federal i Sigurisë (FSB) dhe zyrtarët e Ministrisë së Situatave Emergjente të Rusisë, kanë zhvilluar punime në rajon.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov në një deklaratë lidhur me incidentin tha se “Ukraina vazhdon sulmet e saj kundër rajoneve të vendbanimeve civile”.

Në pamjet e pasqyruara në media vërehet se janë dëmtuar të paktën 3 kate në ndërtesë.

Rusia akuzon palën ukrainase për sulmet me dronë që kryhen prej disa kohësh në rajone të ndryshme.





Story i mëparshëm

Inteligjenca artificiale e Google përmirësohet në programim

Story i radhës

Presidenti i Estonisë: Berati ka potencial për bashkëpunim në fushën e turizmit

Të fundit nga