deponia e pastrimit ti kthehet autobuseve te rinj te trafikut urban 662cfb4a24fe0

Deponia e “Pastrimit” t’i kthehet autobusëve të rinj të “Trafikut Urban”

April 27, 2024
1 minut lexim

Bërlloku i larguar nga pjesë të ndryshme të Prishtinës, të cilit vend iu bë mes “Trafikut Urban” e Kompanisë Regjionale “Pastrimi, do t’i bëhet zgjidhje.

Kështu deklaruan për emisionin “Ju Flet Prishtina” nga “Pastrimi”. Sipas tyre, është duke u zhvilluar një procedurë prokurimi e që cilado kompani që do t’i plotësojë kriteret sipas ligjit të prokurimit, do të merret me trajtimin e tyre.

Për hapësirën e liruar katër vjet më parë për “Pastrimin”, largimin e bërllokut po e kërkon “Trafiku Urban”, kjo për shndërrimin e saj në parking të autobusëve të rinj që sipas tyre, pritet të vijnë brenda 2024-ës.

Se deponi të tilla ilegale me mbetje vëllimore janë të shumta në numër në gjithë vendin, po e thotë ambientalisti Besnik Shabiu.

Sipas tij, në Kosovë vetëm 2.5 për qind të mbetjeve janë të reciklueshme, si: plastikë, kanaçe, letra e të tjera, ndërsa ato vëllimore nuk trajtohen fare, vetëm se u ndërrohet lokacioni nga një vend në tjetrin.

Për deponinë e tillë mes “Trafikut Urban” e Kompanisë “Pastrimi” në kryeqendrën e vendit, “Ju Flet Prishtina” kishte raportuar edhe në nëntorin e 2023-ës.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

pamje qe tregojne momentin kur ukrainasit fshijne nga faqja e dheut pjese te sistemit rus qe kushton 5 milione dollare 662cfb45eaf38
Story i mëparshëm

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit ‘fshijnë nga faqja e dheut’ pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

zogaj populli shqiptar nder shekuj perjetoi sfida te medha per liri e pavaresi 662cfe8d89493
Story i radhës

Zogaj: Populli shqiptar ndër shekuj përjetoi sfida të mëdha për liri e pavarësi

Të fundit nga

Horoskopi i datës 22 maj 2025

Dashi Gjatë gjithë kësaj dite mund t’iu dalin edhe pengesa, por nuk duhet të dorëzoheni asnjëherë. Nga ana tjetër ecni gjithmonë me planifikim dhe nuk do gaboni. Perspektivat për ju të dashuruarit
ShkoLartë