Inteligjenca ushtarake e Ukrainës ka njoftuar sonte se forcat ruse kanë vendosur pajisje ushtarake në çatinë e termocentralit bërthamor të Zaporizhias.
Siç raporton Kyiv Independent, duke cituar departamentin e inteligjencës të Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës, rusët kanë vendosur pajisje ushtarake në çatinë e termocentralit më të madh bërthamor në Evropë.
Kjo, për të kundërshtuar zbulimin ajror ukrainas.
Forcat ruse pushtuan termocentralin bërthamor të Zaporizhia në javët e para të luftës. Ukraina dhe Rusia kanë akuzuar vazhdimisht njëra-tjetrën për granatimet e asaj zone.
Burimi: GAZETA.MK