Rusët po largohen nga Kherson, vjen kthesa e bujshme e luftës në Ukrainë

November 5, 2022
1 minut lexim

Ukraina vazhdon të godasë fuqishëm ushtrinë ruse. Presidenti rus Vladimir Putin i ka bërë thirrje ditën e djeshme civilëve në rajonin e Kherson që të largohen nga zona e konfliktit. Kjo është hera e parë që lideri rus pranon që situata po përkeqësohet, por Ukraina ka bërë të ditur se këto lojëra të Kremlinit synojnë shpopullimin e rajonit si dhe më pas bombardimin e tij.

Zyrtarët e instaluar nga Rusia në rajonin Kherson, një nga katër provincat ukrainase që Putin shpalli pjesë të Rusisë në një ceremoni të Kremlinit në shtator, kanë kërkuar që civilët të largohen nga perëndimi i rajonit, ku forcat ukrainase kanë rimarrë terren në javët e fundit. Reuters shkruan se forcat ruse ka të ngjarë të dorëzojnë së shpejti bregun perëndimor të Dnipro në Ukrainë.

Rajoni i Khersonit, shihet si strategjikisht vendimtar, duke kontrolluar si aksesin tokësor ashtu edhe pjesën më të madhe të furnizimit me ujë në Krime, të cilën Rusia e aneksoi në 2014. Rusia dhe Ukraina kanë këmbyer 214 të burgosur. Këmbimi i të burgosurve mes Ukrainës dhe Rusisë ka ndodhur dy herë gjatë muajit tetor. Të dyja vendet kanë këmbyer një numër të madh të të burgosurve të luftës  pothuajse 300 persona  që nga 21 shtatori. Ky është këmbimi më i madh të burgosurve që nga nisja e luftës.

Nga ana tjetër sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, për shkak të hezitimit për të luftuar, forcat ruse kanë filluar të vendosin njësi që kërcënojnë të qëllojnë ushtarët e tyre që tërhiqen. Një raport i inteligjencës britanike i i përshkruan këto njësi si bllokuese.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Nagelsman: Asnjë nga kampet nuk dëshiron përplasje të tillë

Story i radhës

Kosova e ka në dorë kualifikimin, Demaj, Hajdari, Aliu, Marku të mobilizuara

Të fundit nga

ShkoLartë