Rusët ia shohin sherrin Putinit, vazhdojnë fitoret për Ukrainën

min lexim

Dështimet e fundit të ushtrisë ruse erdhën pas nënshkrimit të dekretit për aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës, nga presidenti Vladimir Putin.

Lufta shpërtheu në të katër anët, teksa u tha se sipas ligjeve ndërkombëtare aneksimi nuk ka legjitimitet dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i shpalli ato të pavlefshme.

Një konfirmim se nuk do të njohë kurrë aneksimin rus, Zelenskyt i erdhi edhe nga presidenti i SHBA-ve, Joe Biden. Ata diskutuan gjithashtu edhe për ndihmën 625 milionë dollarësh nga SHBA, përfshirë këtu edhe raketat Himars.

Rusa ende ka nën kontroll Khersonin, por kontrolli i saj po duket gjithnjë e më i lëkundur në gjithë zonën në veri të lumit Dnieper.

Në 48 orët e fundit, forcat ukrainase janë shtyrë në jug përgjatë bregut perëndimor të lumit dhe njësitë ruse tani janë detyruar të tërhiqen edhe nga disa vendbanime në veri të rajonit Kherson.

“Flamuri ukrainas fluturoi sërish mbi fshatin Davydiv Brid”, deklaroi ministria e mbrojtjes e Ukrainës në mediat sociale. Banorët filmuan ushtarët ukrainas duke ecur nëpër fshat.

Zëvendësministri i Brendshëm i Ukrainës, Yevhen Enin, tha se 50 qytete dhe fshatra ishin rimarrë dhe rreth 3,500 qytetarë u liruan në Kherson, por nuk tha se për çfarë periudhe.

Story i mëparshëm

Shaqiri i sigurt: Abetaren e unifikuar do ta përdorin edhe filloristët e RMV-së

Story i radhës

Ushtroi dhunë seksuale mbi vajzën shqiptare, Ministria Italiane e Drejtësisë kërkon ekstradimin e ish-futbollistit të Milanit e Realit

Të fundit nga