Forcat ruse bombarduan tre vendbanime në distriktin Kryvyi Rih, tha të dielën kreu i këshillit rajonal të Dnipropetrovsk, Mykola Lukashuk.
Lukashuk tha në një postim në faqen e tij në Telegram “dhjetë predha fluturuan në fshatin Maryanske dhe dy sulme të tjera goditën Komunitetin Apostolove“.
Objektet e infrastrukturës nuk janë prekur, shtoi ai, shkruan CNN, përcjell “Bota sot”.
Ai gjithashtu raportoi se një raketë ruse ra në lumin Samara në rrethin e Pavlogradit. Sipas Lukashuk, nuk ka pasur viktima.
“Rrethet e tjera të rajonit Dnipropetrovsk nuk u sulmuan sot. Nuk ka trupa pushtuese ruse në rajon,” tha ai.