“Ruleti i Rusisë” dhe politika e saj – lakuriq

min lexim

Lufta Rusi – Ukrainë ka hy në muajin e 8 – të dhe po karakterizohet me kthesa si në fushëbetejë edhe në dimensionet tjera të saj.

Në fushëbetejë në muajin e kaluar (shtator), pamë një kunderofenzivë të suksesshme Ukrainase në rajonin Kharkiv dhe çlirimin e shpejtë të tij – nga forcat pushtuese të Rusisë.

Gjithashtu pamë edhe ikjen e çrregullt të ushtarve rus , duke lënë mbrapa vetes armatimin dhe pajisjet e tyre.

Pra kjo na bindi se edhe ushtritë më të mëdha ( s paku llogaritej ashtu) e të pajisura mire teknikisht – nuk janë” të pathyeshme”!

Nga ana tjetër pasoj edhe përgjigjja nga ana ruse e cila permes presidentit të saj (Putin drejtuar kombit rus) e shpalli mobilizimin e pjesshëm të rezervistëve ushtarak ( 300 mijë) dhe kërcënoj me armë bërthamore gjithë perëndimin (duke shtuar se nuk është ” një blof”!).

Kjo shkaktoi protesta dhe largim masiv të qytetarve rus drejt vendeve tjera.

Për më tepër nga ana ruse janë mbajtur edhe pseudreferendume ne disa rajone ukrainase nën pushtim si rajonet: Donjetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhia.

E sipas kësaj logjike këto pseudoreferendume ishin të suksesshme dhe kulmuan me bashkëngjitjen e ketyre rajoneve – federatës Ruse në një ceremoni rasti në Kremlin.

Natyrisht kjo u dënua nga perëndimi Euro – Atlantik dhe u mbajt edhe një mbledhje e Këshillit të Sigurimit të OKB – së, në të cilën Rusia vëri veton . Ndërsa vendet e BRISKU – të ( Kina, India , dhe Brazili ) – abstenuan.

Pse kjo gjendje te dy vendet në konflikt dhe jo vetëm ( ndoshta gjith globin) mund të shihet si i njohuri ” ruleti rus” dhe politika ruse lakuriq ( e zbuluar)?.

Agresioni i Rusisë në Ukrainë ështe quajtë ( edhe deri tash) – operacion special (blick krieg) që kishte për qëllim ndrrimin e pushtetit të zgjedhur në Ukrainë si dhe denazifikimin ( duke keqpërdor kap. 105, 106 të kartës së OKB – së) dhe çmilitarizimin e saj, duke e shëndrruar atë në shtet neutral.

Veç kemi hy në muajin e 8 -të të luftimeve në Ukrainë dhe gjendja ka ndyshime thelbësore si në teren ashtu edhe në retorikën Ruse.

Me ndryshimet e fundit që i përmendëm më lartë nga ana Ruse ( mobilizimi i pjesshëm, referendumet dhe bashkangjitja e rajoneve Ukrainase – Rusisë), ndryshojn edhe pozicionet.

Politika Ruse po del lakuriq ( zbuluar) , tashmë “operacioni special ” po kthehet në operacion mbrojtës të territoreve të aneksuara me luftë.

Për më tepër po cilësohet edhe si ” luftë e shenjtë ( nga Putin) e Rusisë ndaj Perëndimit”. Po mendoj se :

– Këto hapësira të aneksuara Ukrainase nuk do të knaqin aspiratat për krijimin e perandorisë Ruse ( kthim disa shekuj prapa) – ëndërr e presidentit rus ( Putin).

E as nuk do të prodhojn zonën tampon me të cilën do të ndihej komod presidenti paranojak rus ( Putin).

Kjo “zonë tampon” ( edhe pse Rusia dhe presidenti i saj nuk rrezikohet nga askush), nuk mjafton ( e ardhmja e Ukrainës është në BE dhe NATO) , as në aspektin e sigurisë ( nga ky prizm) e aq më pak si ndarje e civilizimeve ( Perëndimor – demokratik dhe Lindor – autokratik).

Lufta e shenjtë???

Sipas gjitha gjasave paranoja më e madhe është përqafimi nga popullata e atjeshme ( federata Ruse) e civilizimit perëndimor dhe shembja e ëndrrës për perandorinë ruse në tentativë.

Përderisa kërcënimi gjithnjë më i shpeshtë për përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore bije si një armë e kurdisur në kokat e gjithë banorve të globit— ” Ruleti Rus”…

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Primaret, Berisha: Tirana, Durrësi dhe Elbasani do të votojnë të parët, më pas qytetet e tjera

Story i radhës

Pjesa e parë: Liverpooli në epërsi, Chelsean luan baras me Brentfordin

Të fundit nga