Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka folur për mundësinë që Serbia ta dorëzojë terroristin Millan Radoiçiq në Kosovë, si personi që e ka marrë përgjegjësinë për agresionin në Banjskë por edhe me kushtëzimin e themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe me dorëzimin e tij te drejtësia në Kosovë.
Rudolph u shpreh se për ta është e rëndësishme që të gjithë përgjegjësit e rastit në Banjskë, përfshirë Radoiçiqin të përballen me drejtësinë.
Rudolph: E rëndësishme që Radoiçiqi me krejt të përfshirët në Banjskë të përballen me drejtësinë
“Nëse më kujtohet mirë, kushtëzimi ishte disi ndryshe, por kjo nuk është thelbësore tani. Ajo që është e rëndësishme për ne, dhe e kemi thënë publikisht, është që të gjithë përgjegjësit për ngjarjet e asaj kohe, përfshirë zotin Radoiçiq, të përballen me drejtësinë. Ai duhet të sillet para drejtësisë. Këtë e kemi kërkuar vazhdimisht dhe është shumë e qartë se kjo është ajo që presim nga autoritetet serbe”, tha Rudolph për KosovaPress
Agresioni në Banjskë të Zveçanit ndodhi më 24 shtator të vitit 2023, ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku ndërsa për ngjarjen në prill të këtij viti, disa pjesëtarë të grupit të udhëhequr nga Millan Radoiçiq u dënuan me burgim të përjetshëm.E përgjëgjësinë për organizimin e këtij sulmi terrorist e ka marrë vetë Radojçiq.
Burimi: botasot.info


