Detaje të reja kanë dalë nga megaoperacioni i zhvilluar nga SPAK në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, i cili ka në fokus goditjen e një grupi të strukturuar kriminal të dyshuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe pastrim parash.
Sipas gazetares Klodiana Lala, mes personave të arrestuar është edhe Orgest Birçaj, i njohur si pronar i kompanisë së automjeteve luksoze “Top Seven”.
Burime pranë hetimit bëjnë me dije se SPAK ka nisur procedurat për sekuestrimin e automjeteve në pronësi të kompanisë, pasi dyshohet se ato lidhen me veprimtari të pastrimit të produkteve të veprës penale.
Në kuadër të këtij operacioni, Prokuroria e Posaçme ka lëshuar 20 masa sigurie, një pjesë e të cilave janë ekzekutuar, ndërsa aksioni vijon ende në disa zona të vendit.
Burimi: botasot.info


