Rudina Hajdari konfirmon ndarjen nga bashkëshorti: Kam pasur vështirësi në këtë marrëdhënie

November 19, 2022
1 minut lexim

Ish-deputetja e PD-së, Rudina Hajdari ka konfirmuar divorcin me ish-bashkëshortin e saj, me të cilin ka dhe një vajzë. 

Pasi kohët e fundit është përfolur se po kalon një krizë në marrëdhënien e saj, Rudina u pyet në emisionin ‘D-Night’, nëse është ose jo lajm i vërtetë ndarja nga bashkëshorti.

Rudina u shpreh se ata ruajnë një respekt për njëri- tjetrin, duke treguar kështu se rrugët e tyre janë ndarë:

“E kam shprehur unë që kam pasur vështirësi në këtë marrëdhënie e nuk ka asgjë të keqe të flasësh hapur por ajo çka mund të them që ne kemi pasur fatin e privilegjin që njihemi për kaq shumë kohë bashkë e në thelb kemi një respekt të jashtëzakonshëm për njëri-tjetrin, e ia kemi transmetuar dhe vajzës, ruajmë një marrëdhënie shumë të mirë.

Nuk i kam fare problem këto lajme se kur je person publik duhet t’i përballosh. Një dit do të dalë, e kur të përballesh më mirë të jesh e drejtpërdrejtë se sa t’i bësh bisht”, u shpreh ajo në D-Night.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Një zakon i mëngjesit që do të ndryshoj jetë. Sapo të ngrihesh bëj një gjë dhe do të kesh më shumë para

Story i radhës

Skuka: E kisha ëndërruar këtë moment

Të fundit nga

Një milionë euro ose do të largohem!

Myrto Uzuni është kthyer në një cështje te Granada. Sulmuesi shqiptar ka pasur një përplaaje me klubin për shkak të pagesës. Sipas trajnerit të Granadas, Uzuni nuk do të stërvitet me ekipin,
ShkoLartë