8
Shkup, 6 janar – Për dallim nga popujt tjerë të Ballkanit, të cilët revolucionet e tyre i mbështetën në doktrina fetare, te shqiptarët ndodhi e kundërta. Nacionalizmi shqiptar, që u formësua kryesisht gjatëRilindjes Kombëtare, platformën e tij ideologjike e kulturore e vendosi mbi unitetin kombëtar, duke mos u bërë peng ibesimeve dhe doktrinave fetare. Prandaj, në historinë shqiptaredominojnë fotografi të ngjarjeve të rëndësishme ku pranë njëritjetrit qëndrojnë personalitete të shquara me besime të ndryshmefetare – islame e të krishtera. Në Lidhjen e Prizrenit, nëKongresin e Alfabetit, në aktin e shpalljes së Pavarësisë sëShqipërisë si dhe në ngjarjet e mëvonshme, pati njëbashkëpunim të shkëlqyer të krerëve të Lëvizjes kombëtare, tëcilët vinin nga besime të ndryshme fetare.
Europa, që nga mesjeta e deri në shekujt e mëvonshëm, njohulufta të brendshme fetare në mes të popujve dhe te ata, në tëshumtën e rasteve, dominoi filozofia e unitetit mbi baza fetare e jo kombëtare. Kështu ndodhi edhe te popujt e Ballkanit, te cilëtkisha luante rolin kryesor në mobilizimin e brendshëm, por edhenë luftëra kundër popujve të tjerë. Ky dominim i segmentit fetarnë historinë e formimit kombëtar të këtyre popujve, ka lënëpasoja të shumta, si në rrjedhat e brendshme shoqërore, ashtuedhe në marrëdhëniet me popujt e tjerë. Për rrjedhojë, popujt qëvetëdijen e tyre kombëtare e shartuan mbi trungun e doktrinavefetare, e kanë më vështirë t’i pranojnë vlerat e atyre që janë tëndryshëm nga ata, sidomos të ndryshëm mbi baza fetare.
Kjo filozofi e të menduarit kishte dominuar sidomos në shek. 19, por në momente të caktuara edhe gjatë shek. 20, atëherë kurkisha, sidomos ajo e proviniencës serbe dhe greke, për interesatë caktuara, bekonte ose mallkonte njerëz. I bekonte ata qëmarshonin në beteja pushtuese kundër popujve të tjerë dhe i mallkonte ata që bënin përpjekje të arsimoheshin në gjuhën e tyre amtare. Shumë ofenziva të paramilitarëve dhe forcavepushtuese serbe në Kosovë, fillimisht e mernin bekimin e kishës.Prandaj vulën e bashkëfajësisë në shumicën e masakrave ndajshqiptarëve e mban edhe kisha serbe.
Ndërkaq, mallkimi mbi shkronjat shqipe, bie fjala, ishtekryefjala e liturgjive fetare të priftërnjëve grekë, të cilët e quaninherezi përhapjen e mësimit në gjuhën shqipe nëpër shkollat e Shqipërisë së jugut, në prag të pavarësisë së saj.
Të liruar nga psikoza e ndikimit dhe indoktrinimit fetar, shqiptarët zhvilluan beteja të pastra identitare pa cenuar interesate popujve të tjerë dhe pa e glorifikuar historinë e tyre nacionale.Kjo ka bërë që shqiptarët të jenë rast unik në botë që, edhe pseme shumicë islame, kanë për hero kombëtar një figurë tëidentifikuar me Krishtërimin, siç është Gjergj Kastrioti, ose njësimbol të humanitetit ndërkombëtare, me përkatësi fetarekatolike, siç është Gonxhe Bojaxhiu- Nëna Tereza.
Shqiptarët i bën unik edhe qasja që kanë ndaj atyre që kanëbesim tjetër fetar. Janë të shumta rastet kur shqiptarët në Kosovëdhe në Shqipëri ua urojnë festat fetare fqinjëve të tyre, me përkatësi tjetër fetare, dhe madje marrin pjesë edhe në ceremonitë përbashkëta festive. Ky sinkretizim fetar në hapësirsënshqiptare, nuk praktikohet te popoujt tjerë, dhe kjo ka bërë që tëruhet bërthama kombëtare nga tendenca e shkërmoqjes dhedezintegrimit.
Por a mjafton kjo frymë e harmonisë fetare brendashqiptare?
Kjo pyetje bëhet më kupimplote, sidomos në kohën që po e jetojmë aktualisht, kur harta e konflikteve dhemosmarrëveshjeve po merr përmasa shqetësuese, kurse roli dhendikimi i fesë gjithnjë e më tepër po tregohet si katalizatorkrizash e keqkuptimesh në mes të popujve e shteteve. Lindja e Mesme, Ukraina, shtetet e ish Bashkimit Sovjetik, dhe pika tëtjera neuralgjike , janë vetëm disa nga vatrat e krizës, ku nëprapavinë e konflikteve qëndrojnë edhe animozitetet tështresuara fetare nga e kaluara.
Bashkëjetesa fetare nuk është një përvojë njerëzore që mbetet e ngurtë, e pandryshuar, por përkundrazi, bashkëjetsa fetare duhettë kultivohet në vazhdimësi dhe të ruhet nga ndikimet që prishinharmoninë fetare. Bashkëjetesa fetare duhet të ushehet me frytetmë të pastra të mirëkuptimit kombëtar.
Shqiptarët iu takojnë tre besimeve fetare: islame, katolike dheortodokse dhe nënvaranteve të ndryshme të këtyre besimeve. Duke qenë të shpërndarë në një hapësirë kaq dispersive fetare, shqiptarët, për dallim nga popujt tjerë, nuk e kultivuan kultin e besimit fetar si një faktor vendimarrës. Përkundrazi, shqiptarëtgjatë gjithë rrugëtimit të tyre historik, bashkëudhëtarë më tëafërt nuk patën pjesëtarët e të njejtit besim, porbashkëveprimtarët e të njejtit ideal kombëtar. Kjo ndikoi që nëetapat e caktuara të zhvillimit të betejave identitatare, teshqiptarët të kultivohet vëllazëria e brendshme mbi bazakombëtare e jo mbi ato fetare.
Një vëllazëri e brendshme kombëtare sot ka nevojë të kalojënëpër sprova dhe testime të vazhdueshme, në mënyrë që kauzatcivilizuese e kombëtare të zhvillohen papengueshëm dhe tëpandikuara nga doktrinat e caktuara fetare. Fundja, fenë duhetkuptuar thjeshtë si besim, kurse kombin si gjen, si ADN.Prandaj, sot hasim më dendur ndërrimin e fesë se sa të kombit, sepse besimi është kategori e ndryshueshme, kurse gjeni oseAND-ja – jo.
Duke qenë kështu të definuara çështja e fesë dhe e kombit, shqiptarët duhet të vazhdojnë të bashkëjetojnë në harmoninë e besimeve fetare, si një parakusht për ruajtjen e qenies së tyrekombëtare. Çdo dominim apo mbivendosje e prioriteteve fetarembi ato kombëtare e rrezikon të ardhmen e shqiptarëve. Arkitektura etnike e kombit shqiptar duhet të ketë sikonstruksion pikërisht vertikalen shpirtërore kombëtare, kurse sifasadë mund të përdoren edhe besimet fetare.
Ashtu siç shtetet formohen prej kombeve, edhe kombi formohetprej interesave dhe specifikave të përbashkëta. Shqiptarët sikomb u formuan vonë, por te ata ndjenja e përbashkësisë etno-psikologjike datonte shumë më herët, që nga përpjekjet e GjegjKastriotit për të formuar shtetin e Arbërit, si derivat i bashkimittë principatave arbërore. Pra, asnjëherë te shqiptarët bashkiminuk u bë mbi baza fetare, por mbi ato kombëtare dhe kjo ka qenëarsyeja që në organet drejtuese të shtetit, që nga pavarësia e këndej, kanë qenë personalitete me përkatësi të ndryshme fetareqë kanë ushtruar funksione të larta zyrtare, duke filluar ngadiplomacia, ushtria, e deri te arsimi, ekonomia e bujqësia.
Vazhdimësia iliro-arbërore-shqiptare ka qenë një faktor i rëndësishëm historik që e ka shpëtuar kombin shqiptar ngadezintegrimi dhe asimilimi. Ky shpëtim ka ndodhur edhe në atomomente historike kur shqiptarët me besime të ndryshme fetarearritën të bashkëpunojnë në mes veti për të mbrojtur qenien e tyre kombëtare. Intelektualët shqiptarë që vinin prej besimeve tëndryshme fetare, u bënë ideatorët kryesorë të përhapjes së dritëssë diturisë në hapësirat shqiptare.
Në Stamboll, në gjysmën e dytë të shek. 19, ishte një qerthull mjaft aktiv kulturor që tubonte intelektual e ideolog shqiptarë të besimit islam, në krye me vëllezërit Frashëri, të cilët e formuan edhe “Shoqërinë e të shtypurit shkronja shqip”, ose e njohur ndryshe “Shoqëria e Stmabollit”. Ky qerthull kulturor i Stambollit pati bashkëpunim të shkëlqyer me intelektualët e ideologët shqiptarë të besimit katolik e ortodoks, në Korçë, Shkodër, Bukuresht, Sofje, Kalabri, Sicili, Kajro e gjetiu dhe si fryt i këtij bashkëpunimi u organizuan Kongresi i Manastirit, hapja e Shkollës së parë për vasha në Korçë, Kongresi i dytë i Manastirit dhe hapja e Normales së Elbasanit, deri te Kongresi i Drejtshkrimit i vitit 1972.
Moscënueshmëria e harmonisë fetare të shqiptarëve nga ndikimet dhe përçarjet e jashtme, është një prej prioriteteve kryesore të elitave politike, intelektuale e fetare të shqiptarëve. Kjo moscenueshmëri arrihet nëse fuqizohet vëllazëria e brendshme kombëtare, pa i dëmtuar ndjenjat fetare të secilit. Sepse një vëllazëri e brendshme kombëtare ngërthen në vetvete diversitete të shumta krahinore, dialektore, zakonore e fetare. Nëse gjithë këto diversitete trajtohen si pasuri kombëtare dhe nëse uniteti ndërtohet mbi dallime të caktuara, atëherë ardhmrëiaështë e garantuar, kurse gjeneratat pas nesh do ta kenë më lehtë t’i tejkalojnë sfidat që paraqiten si rrjedhoj e këtyre dallimeve.
Nga Prof.dr. Skender ASANI
BURIMI: zhurnal.mk