Ruaji, o Zot, shqiptarët dhe Shqipërinë nga të dy Enverët!

October 29, 2022
min lexim

Falë hakerëve iranianë apo nga gjetiu edhe ne shqiptarëve na u mundësua më 27 tetor, të njihemi gjërësisht me një skandal të ri apo apo të vjetër e të rradhës të kryeministrit tonë 9 vjeçar, Edi Ramës! Sipas të dhënave të publikuara fillimisht prej hakërsave dhe me shpejtësi në shumë media radio-televizive, gazetareske dhe në rrjete sociale, Edi Rama na paska bërë nja 127 ose 137 udhëtime me avionë charter. Si shumë të tjerë edhe unë nxitova të shprehesha SHQIP, së pari shkurt, në facebook, për këtë “kryevepër” të re apo të zbuluar vonë të kryeministrit Edi Rama. Jehona pozitive me like dhe statuse njëmendësie e këtij komenti të shkurtër më çoi ndërment dhe shtyu ta zgjeroja, në përmasat e këtij opinioni. Jepi, Edi Rama, bëja fora! Vazhdo si gjatë më shumë se 9 vjetëve, deri më sot, bëj turizëm e qejfe, nëpër tokë e qiell me paratë e shqiptarëve, pa t’u dridh zemra e dora!!! E ç’janë për ty 127 apo 137…udhëtime me avionë charter, domethënë të shtrenjtë fort, për kryeministrin e vendit e të popullit më të varfër në Europë?!

Forca dhe “sakrifiko” kohë të lirë dhe energji fizike dhe krijuese, angazhime e detyrime prindërore e familjare, partiake dhe qeveritare, bëji 254 apo 274. Bëji të gjitha që të don kokrra e qejfit,pa e vrarë fare mendjen tënde të raskapitur miliona euro për punë pa punë, për rrugë pa rrugë, për inceneretorë pa plehra e në letra, për të mirëmbajtur tufën e patronazhistëve, për të blerë në gjirin e opozitës sa më shumë “kuaj dhe pela Troje apo Surreli”, për “Ballkanin e hapur” dhe “hallet globale”…!

Sepse “shumica” e shqiptarëve, sidomos ata të majtë, të cilëve u nxjerr mallin e Enverit, lumturohen kur ti je më shumë mbi retë se sa në kabinet, më shumë nëpër botë se sa mbi këtë hallemadhe tokë! Domethënë, kur ua bën rrush e kumbulla taksat dhe miliona eurot prej buxhetit të shtertit më të varfër në Europë për karburante avionësh, për inceneratorë me fatura termocentralësh atomikë, për satelitë, për çiftin Bler, për takimet me Vuçiç e Kovaçeviç, në Beograd, Tiranë, Ohër…, për të blerë dhe vjedhur edhe “fitorjet” në zgjedhjet e ardhshme allashqiptare, allaPS-ishte, allaedramishte, ulsimanjaishte…!

Vazhdo “sakrifiko” nga koha e lirë e krijuese, nga angazhimet për familje, parti dhe qeveri, për sa më shumë udhëtime për punë pa punë e bereqet, qejfi apo për të qenë si trup apo numër, i dukshëm nëpër foto e video në Shqipëri e nëpër botë! Vazhdo, shko e kthehu si deri më sot, ndërsa dhjetra e qindra të rinj të Shqipërisë, domethënë të popullit të varfër, nisen pa kthim për ditë drejt vendeve të Perendimit Kapitalist nga Aeroporti i Rinasit,me sytë e tyre , të prindërve e të Nënë Terezës në bronx plot lot! Për të mbuluar me gjethe fiqsh Surreli këtë skandal të ri apo të rradhës, Edi Rama, u justifikua një ditë më pas, më 28 tetor, se udhëtimet me charter nuk i ka bërë me paratë e shtetit e të buxhetit, por të xhepit të vet…?!

Ndoshta nga nxitimi për të bërë këtë “përgënjeshtrim“ harroi se për shumë vjet ka deklaruar se “nuk është i pasur”. Domethënë, me gojën e vet “ u rrëfye” se nuk qenka as “i varfër”, siç ka bërë çdo vit, kur ka bërë deklarim pasurie apo të ardhurash?! Natyrshëm shumëkujt i vërshojnë nga mendjet dhe gojët pyetjet: Si mund të përballohen me të ardhurat nga paga mujore kryeministrore faturat aq të larta të një udhëtimi me avion privat, charter? Aq më tepër, të 137 udhëtimeve, me kosto secili nga 10.000 -12.000-euro ora për një ulëse apo person…? Sikur SPAK të ishte siç ka emrin përse nuk ka nisur qysh nga udhëtimet e tij të para me avionë charter një hetim të thelluar, kurajoz, të paanshëm, të pastër…, që të mos lejtonte të vazhdonte kaq gjatë të vegjetonte, të bridhte me charter, si sheik nëpër botë, pa iu dhimbsur fare apo fare pak dhe ASPAK paratë e taksave, djersës, gjakut, kursimeve… të shumicës së popullit shqiptar, prej 78 vjetësh terrorizuar, shfrytëzuar dhe mashtruar si rrallë popuj të tjerë, të paktën në Europë, pa kërkuar e gjetur popuj të tjerë më larg, në Afrikë, Azi, Amerikën e Jugut…?

Logjikshëm shumëkush mund të mendojë se Edi Rama është “viktimë” e një gjendjeje absurde në këtë vend, ku jeton dhe ka fatin e madh e të pamerituar të jetë kryeministër zyrtarisht dhe de facto si një mbret i pashpallur, në fron, me plotpushtete që të hutojnë, marramendin, tërbojnë…Në këto kushte mbingarkese dhe veljeje nga këto pushtete dhe “breshëri” të ardhurash nga shumë drejtime, vjen një moment dhe asgjë nuk të bën më pershtypje apo të shkakton keqardhje, vrasje në ndërgjegje, pendesë…Logjikshëm apo jo, vjen një moment kur ndihesh si perandor, car, sulltan, mbret… dhe jeton në një realitet tjetër, shumë larg atij të vërtetë, Për më keq, pa marrë parasysh se je edhe ti vetë një nga shkaktarët, fajtorët, përgjegjësit, që ky realitet e ky vend, me pasuri të mëdha nën e mbitokësore, si pak vende të tjerë në botë, është bërë një ferr në tokë…!?

Mos vallë tërbimi kryeministror na është përcjellë prej gojës së atij vetë nëpërmjet paralajmërimit ogurzi, përsëritur disa herë me sinqeritet jo gjenetik, “prisni se nuk keni parë gjë akoma”? Mos vallë, duke bërë për mbi 9 vjet dhe nuk dihet deri kur, spektatorin apo turmën e skllevërve sy, gojë dhe veshëmbyllur, do të na rezultojë e nesërmja apo e ardhmja pak më e largët, edhe më ogurzezë, më gjëmasjellëse, më shkatërruese, nga themelet deri në majat e çative? Apo, do të vijë një ditë e kombshme, kur të bindemi plotësisht e padobishëm se pritja masive me durim jo njerëzor, duke “e soditur” qetësisht, si të përgjumur apo “droguar” apo si pinguinë e foka kryerilindësin-kryeministër” në proçesin e pafre e të përshpejtuar të diktatorllëkut, do të na e nxijë edhe më shumë se sa deri më sot jetën dhe Shqipërinë?

Apo edhe më SHQIP, kur Edi Rama me shoqe e shokë të arrijnë deri në “rilindjen” e Enverit të parë me shpirtin në ferr dhe kockat në varr, si mendësi, shpirt, ligësi, praktika, flamurë, parrulla, ngjyra muresh dhe fasadash si dhe me tufa”zagarësh dhe hijenash” për gjyeti shqiptarësh? Ruaji, o ZOT, shqiptarët dhe Shqipërinë nga të dy Enverët!

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Zekaj eliminohet në raundin e dytë

Story i radhës

Moderatori i “Libero” befasohet nga përgjigjja e gazetares Semra Ajeti

Të fundit nga

Drilon Ganiu, sekretar Gjeneral i FFM-së

Pas zgjedhjes së kryetarit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Masar Omeragiq, ky i fundit në mbledhjen e mbajtur emëroi bashkëpunëtorët e tij me të cilët do të operojë në federatën më
ShkoLartë