rrustemi kosova ska nevoje per spektakel te mesnates por per marreveshje per presidentin 6a7636b58f1cb

Rrustemi: Kosova s’ka nevojë për spektakël të mesnatës, por për marrëveshje për presidentin

August 7, 2026
1 minut lexim

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, në një prononcim për Kosovapres, tha se vendit i duhet stabilitet institucional dhe jo përplasje politike.

“Kosova nuk ka nevojë për shfaqje teatrale dhe spektakël të mesnatës, por për marrëveshje për presidentin. Vendi po përballet me pamundësinë e zgjedhjes së presidentit për shkak të refuzimit të opozitës për bashkëpunim”, tha Rrustemi.

Ai kërkoi që partitë politike të ulen për të gjetur një zgjidhje, duke theksuar se vetëm një marrëveshje për presidentin mund ta tejkalojë krizën.

“Sot, nesër e sa më parë partitë politike duhet të dakordohen për president konsensual jashtëpartiak. Vetëm dakordimi për presidentin e tejkalon krizën dhe mundëson stabilitet. Ne i ftojmë edhe tani të tri partitë politike shqiptare që të ulemi e të dakordohemi për presidentin”, tha Rrustemi. 

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ne hotlen e hysni shaqirit u perurua lagjja e komandant teli t 6a76204f01172
Lajmi i mëparshëm

Në Hotlën e Hysni Shaqirit u përurua Lagjja e Komandant Teli-t

situata me zjarret 9 vatra ne te gjithe vendin ende disa prej tyre aktive 6a76372f86b93
Lajmi i radhës

Situata me zjarret, 9 vatra në të gjithë vendin, ende disa prej tyre aktive

Të fundit nga

ShkoLartë