Rrugët në veri, Liburn Aliu: Maksimalisht të angazhuar që të vazhdojmë asfaltimet çdo cep të Kosovës

min lexim

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu, ka bërë të ditur se ka vazhduar asfaltimi i disa rrugëve në veri të vendit.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se tani ka përfunduar edhe asfaltimi i rrugës në Maxherë.

“Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë në mes të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, kemi bërë asfaltimin e rrugëve në veri të vendit, e që si rezultat këto rrugë do të shkurtojnë lëvizjen e të gjithë banorëve, në veçanti në fshatra, që përmes këtyre ndërlidhjeve rrugore të rëndësishme, do të kenë qasje më të shpejtë dhe më të lehtë në komunën e Mitrovicës”.

“Mbesim të përkushtuar në angazhimin tonë të përditshëm për një jetesë më të mirë për të gjithë qytetarët, dhe jemi maksimalisht të angazhuar që të vazhdojmë asfaltimet e rrugëve në çdo cep të Kosovës” , ka shkruar Aliu.

Story i mëparshëm

​Si të shmangni depresionin para festave në tetë mënyra

Story i radhës

​Burkina Faso: Një autobus u përplas në një minë, të paktën dhjetë të vdekur

Të fundit nga