rruget e tiranes ziejne ne diten e 19 te te protestes qytetare marshimi vijon prej rreth 4 oresh 6a346851ed317

Rrugët e Tiranës ziejnë në ditën e 19-të të protestës qytetare, marshimi vijon prej rreth 4 orësh

June 18, 2026
1 minut lexim

Protesta qytetare vijon në rrugët dhe sheshet kryesore të Tiranës edhe mbrëmjen e sotme, prej rreth katër orësh. Tubimi ka nisur prej orësh 19:00 në bulevardin përpara Kryeministrisë, por protestuesit qëndruan aty më pak se zakonisht, pasi rrethuan me shpejtësi sapo mësuan se deputetët ishin atje.

Marshimi i tyre e detyroi kryetarin Niko Peleshi të mbyllte me urgjencë seancën plenare, duke deklaruar se diskutimet shtesë ishin tërhequr, ndërsa kryeministri, ministrat dhe deputetët u larguan menjëherë në drejtime të ndryshme.

“Ju erdhi fundi” ishte një nga shprehjet që turma brohoriti për disa minuta, derisa u kthye sërish pas drejt bulevardit Dëshmorët e Kombit.

Këtë herë, protestuesit u ndalën përpara selisë së Partisë Demokratike, duke përsëritur thirrjet se bashkë me kryeministrin Edi Rama, nga skena politike duhet të largohet edhe lideri opozitar Sali Berisha. Mes protestuesve dhe militantëve të PD pati sharje në distancë.

Qytetarët e ndalën marshimin nën zyrën e Edi Ramës dhe për më shumë se një orë mbajtën fjalime.

Ashtu siç është bërë traditë e përnatshme, protestuesit janë duke ecur në këmbë në rrugët kryesore të Unazës së vogël të Tiranës, siç kanë deklaruar pas episodit në Rinas që u duk se e dëmtoi frymën qytetare, me mijëra në numër dhe më të njëjtat thirrje.

Sonte është nata/dita e 19-të e protestës qytetare dhe ditën e shtunë është paralajmëruar pjesëmarrje edhe më masive pasi diaspora është nisur dhe do të vijë drejt Tiranës.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

pas dyshimeve per votimin nga diaspora kqz jep sqarime te detajuara per procesin 6a3467d33579a
Lajmi i mëparshëm

Pas dyshimeve për votimin nga diaspora, KQZ jep sqarime të detajuara për procesin

numri i te vdekurve nga ebola ne kongo shkon ne 200 rritet frika per nje epidemi masive 6a3468b0236d9
Lajmi i radhës

Numri i të vdekurve nga Ebola në Kongo shkon në 200, rritet frika për një epidemi masive

Të fundit nga

ShkoLartë