Rrugë njëkahëshe, sot testohet unaza qendrore e Prishtinës

October 28, 2022
1 minut lexim

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se këtë të premte vazhdon testimi i shndërrimit të gjithë unazës qendrore të kryeqytetit në qarkore njëkahëshe për automjetet. Sipas tyre, qëllimi kryesor i gjithë procesit është zgjidhja afatgjate e lirimit të hapësirave të lëvizjes për këmbësorë dhe lirimi i mbingarkesës së trafikut rrugor.

Në njoftim, Komuna e Prishtinës ta treguar qarkoren njëkahëshe që gjatë ditëve të testimit do të jetë funksionale:

Rruga “Agim Ramadani”që nga semaforët pranë ish-menzës së Studentëve e deri te rreth-rrotullimi prapa ndërtesës së Komunës
– Rruga “UÇK” nga Parlamenti e deri te ish-Kino Rinia.
– Rruga “Migjeni” deri te ndërtesa e ish-OSBE-së
– Rruga “Luan Haradinaj” deri te semaforët pranë Bankës Qendrore
– Rruga “Ukshin Hoti”
– Rruga “Robert Dolli”

Ndërsa, rrugët që do të jenë të mbyllura për automjete, me përjashtim të transportit publik, i cili do të qarkulloj në këtë pjesë me shpejtësi minimale të lëvizjes janë rrugët “George Bush” deri tek semaforët pranë Katedrales dhe “Garibardi” deri tek semaforët pranë rrugës ”Dritan Hoxha”.

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se i gjithë procesi do të ndodhë në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës.

“Ju bëjmë thirrje qytetarëve të Kryeqytetit të kenë durim përgjatë kësaj periudhe provuese të ndryshimit të qarkullimit me automjete, meqenëse qëllimi kryesor i gjithë procesit është zgjidhja afatgjate e lirimit të hapësirave të lëvizjes për këmbësorë sipas rekomandimeve të task forcës rrugore, si dhe lirimi i mbingarkesës së trafikut rrugor”, thuhet në njoftim.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Parashikimi i motit për të premten

Story i radhës

Pentagoni: Kina mbetet kërcënimi kryesor strategjik për Amerikën

Të fundit nga

ShkoLartë