Në kompeticionin që tashmë do të mbajë finalen e saj të parë në Tiranë në “Air Albania”, pati gola dhe spektakël në ndeshjet e kthimit të 1/8.
Leicester City, në një formë jo shumë të mirë këtë sezon, arriti të siguronte kualifimimin për në çerenfinale edhe pas një humbje 2-1 që në fakt mund të shkonte dhe me shtesa pasi Rennes rrezikoi shumë për të shënuar dhe nuk ia doli.
Gjithsesi, francezët ndalin ecurinë e tyre në Europë me skuadrën e Rodgers që nesër do të njohë dhe rivalin e tij në Conference Legue.
Në duelin tjetër, Taulant Xhaka dhe Baseli nuk ia dalin të ecin pasi Marseille që fitoi 2-1 ndeshjen e parë arriti të njëjtin sukses edhe në Zvicër. Mesfushori shqiptar ishte titullar ndërsa në të dytën u fut edhe Pajtim Kasami por ekipi i Sampaolit bëri më mirë duke fituar me meritë. PSV Eindhoven gjithashtu preu biletën për në çerekfinale me fitoren e thellë 4-0 në Danimarkë ndaj Copenhagen.