Rrudhat në zonën e ballit nuk janë vetëm një shenjë e moshës, por ato mund të krijohen edhe nga lodhja apo ngarkesat e përditshme. Shpesh kur mendojmë për eleminimin e rrudhave, botoksi është fjala e parë që na vjen në mendje, por më poshtë do të gjeni disa metoda natyrale dhe efektive që do ju ndihmojnë për të pasur një lëkurë më të shëndetshme:
Një stil i ri jetese: Shtoni shumë perime të gjelbra dhe antioksidantë në dietë. Bëni rregullisht palestër ose ecje të paktën gjysmë ore në ditë. Provojeni këtë stil jetese për një muaj. Do të vini re ndryshime drastike automatikisht.
Përdorni vaj ulliri: Duhen vetëm pak pika me të cilat mund të masazhoni zonën rreth rrudhave nga poshtë lart për dhjetë minuta.
Maska me fruta: Agrumet, portokallet dhe limonat janë të pasura me vitaminë C dhe E që janë thelbësore për lëkurë të shëndetshme. Mundohuni të përgatisni sa më shumë maska me këto fruta. Mbani parasysh se nuk mund t’i mbani në fytyrë më shumë se 15 minuta.
Vaj lini: Vaji i farave të linit ëshë mënyra më e mirë e përkohshme kundër rrudhave të ballit. Rrudhat do zhduken nëse konsumon 2 ose 3 lugë gjelle vaj lini për dy javë.
Aloe vera dhe të bardhë veze: Përzieni një të bardhë veze dhe pak xhel aloe vera dhe vendoseni në pjesën e ballit. E mbani maskën për 30 minuta dhe lani fytyrën me ujë të ngrohtë.