Rrudhani: Jam i gatshëm të luaj në çdo pozitë për Kosovën

1 minut lexim

Donat Rrudhani ishte njëri nga futbollistët kryesor të Kosovës në fitoren e thellë 5-1 ndaj Qipros. 

Ky ishte goli i parë për Rrudhanin me fanellën e Dardanëve.

23-vjeçari e cilëson si ndjenjë të papërshkrueshme momentin e golit në “Fadil Vokrri”.

“Është ndjenjë e papërshkrueshme. Uroj çdo futbollist të ketë këtë ndjenjë. Ishte e papërshkrueshme të shënoj në stadiumin legjendar. Jam i kënaqur që ndihmova ekipin, që reaguam dhe morëm fitoren bindëse”, ka thënë Rrudhani.

“Jam i gatshëm të luaj në çdo pozitë për Kosovën. Në skuadër luaj më ofenziv, ndërsa te Kosova mbrojtës i majtë. Por nuk kam telashe, mund të luaj në çdo pozitë për Kosovën”, ka shtuar Rrudhani.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ky është lojtari më notën më të mirë të Kosova

Story i radhës

Ish-deputeti hungarez dënohet për spiunazh në Moskë, punoi për interesat dhe inteligjencën ushtarake të Rusisë

Të fundit nga