Rrjeta peshkimi të ricikluara në plastikën e Galaxy S22

February 7, 2022
1 minut lexim

Kur Samsung të prezantojë linjën Galaxy S të 2022 më 9Shkurt, telefonët do të kenë në përbërje materiale të reja të qëndrueshme.

Ditën e Dielë kompania tha se kishte filluar të përdorte rrjeta peshkimi të ricikluara në pajisjet e fundit. Samsung do të inkorporojë materialin në produktet që do të prezantojë javën e ardhshme përpara se ti aplikojë në mbarë linjën e pajisjeve.

Zakonisht njerëzit mendojnë se shishet dhe qeset plastike janë ndotja më e madhe në oqeane, por përkundrazi është mikroplastika dhe rrjetat e peshkimit që shqetësojnë më tepër biologjistët.

640 mijë ton rrjeta peshkimi hidhen çdo vit dhe problemi po bëhet dita ditës më keq.

Samsung nuk është e para kompani që përdor materiale të hedhura në pajisjet e saj. Vitin e kaluar Microsoft prezantoi Ocean Plasic Mouse. Në përbërje të tij janë 20% plastikë deti. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Sela i padëshiruar, Taravari gati të bëhet i pari i ASH-s

Story i radhës

Sulmi nga hakerët, Ministria e Arsimit del me njoftim

Të fundit nga

ShkoLartë