Sulmi nga hakerët, Ministria e Arsimit del me njoftim

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka mohuar se ndaj sistemit elektronik dhe bazës së të dhënave të këtij dikasteri arsimor, ka pasur sulm hakerësh.

“Informacioni në rrjetet sociale, është i rremë”, thonë nga MASh.

Gjithashtu sigurojnë se vazhdojnë të jenë të mbrojtura edhe të dhënat personale të nxënësve, studentëve dhe kuadrit arsimor – me të cilat të dhëna disponon MASh.

“Lajmi që është publikuar në rrjete sociale dhe i cili shumë shpejtë është shpërndarë, nuk është i saktë. Incizimet video nga kamerat e sigurisë të cilat publikohen, nuk janë nga hapësirat e Ministrisë. Apelojmë deri te qytetarët të mos bien pre e spekulimeve dhe të qëndrojnë të qetë sa i takon mbrojtjes së të dhënave personale me të cilat disponojmë për nxënësit, studentët, kuadrin arsimor dhe të ngjashme. Sistemi i MASH është i mbrojtur në mënyrë adekuate”, qëndron mes tjerash në kumtesën e MASh-it.

Sqarojnë se konstatimi se nuk ka sulm hakerrësh, vjen pas kontrolleve të brendshme nga shërbimi përkatës bashkë me institucionet kompetente për përballje me incidente teknologjike.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rrjeta peshkimi të ricikluara në plastikën e Galaxy S22

Story i radhës

Ofensiva diplomatike e Macronit në Rusi

Të fundit nga