Rritja e pagës minimale mori dritë jeshile nga Komisioni për punë dhe politikë sociale

February 17, 2022
1 minut lexim

Propozim-ndryshimet e Ligjit për pagë minimale kaluan në Komisionin parlamentar për punë dhe politikë sociale.

Me propozim zgjidhjen ligjore, sipas ministres për Punë dhe Politikë Sociale Jovanka Trençevska po realizohet premtimi i dhënë dhe po përmirësohet standardi jetësor i punëtorëve.

“Të gjitha këto zgjidhje janë në interes të mbrojtjes së buxhetit familjar të secilës familje dhe përmirësimin e statusit ekonomik të punëtorit. Sigurojmë model të përshtatshëm të harmonizimit të lartësisë së pagës minimale si dhe rritjen e të njëjtës, nga marsi i këtij viti. Rritja e pagës minimale e imponoj nevojën edhe për sigurim e nivelit të caktuar të mbështetjes financiare të punëdhënësve për pagesën e pagës minimale”, theksoi Trençevska.

Sipas opozitës, nuk ka kurrfarë pengese për të pranuar amendamentet. Nga Qeveria i refuzuan amendamentet me sqarimin se pagat tjera do të rregullohen me akte tjera.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Për dy vite, 15 mijë qytetarë të Shqipërisë janë deportuar nga zona shengen me ndalim hyrje për disa vite

Story i radhës

Shqiptari shënues i dyfishtë, përmbysi ekipin grek 

Të fundit nga

ShkoLartë