Rritja e mundësisë për futjen e Kosovës në NATO alarmon Serbinë, kjo është deklarata e Ministrit të Jashtëm

March 1, 2022
1 minut lexim

Në Serbi kanë filluar t’i frikësohen mundësisë së futjes së Kosovë në Këshillin e Evropës, anëtarësimit në NATO dhe në organizatat e tjera të rëndësishme të botës.

Këtë e ka shprehur qartë ministri i Punëve të Jashtë të Serbisë, Nikola Selakoviq në një deklaratë të bërë së fundmi.

Selakoviq tha se angazhimi i eurodeputetes, Viola Von Cramon për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, por edhe kërkesat më të forta për anëtarësim në NATO, jo vetëm që nuk kontribuojnë në stabilitetin e Evropës, por kërcënojnë të destabilizojnë kushtet politike dhe të sigurisë në vend dhe rajon.

Sipas tij, Von Cramon vendosi të “përdorë ngjarjet në Ukrainë dhe frikën e destabiliimit të vendeve evropiane në një shkallë më të gjerë për të radikalizuar përpjekjet e saj lobuese që Kosova të sigurojë anëtarësim në organizatat ndërkombëtare”.

Ai shkoi edhe më tutje duke thënë se “i kujton eurodeputetes Von Cramon dhe lobistëve të tjerë që vazhdimisht po punojnë për konsolidimin e Kosovës se Beogradi dhe Prishtina janë përpjekur për vite me radhë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, të tejkalojnë mosmarrëveshjet dhe se marrëdhëniet po normalizohen në përputhje me vlerat evropiane dhe të drejtën ndërkombëtare”.

Ky reagim erdhi edhe pas bujës së madhe që tashmë po bën në rrejtet sociale e kërkesës së Kosovës për anëarësim në NATO.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ministri Boçvaski: Përmes përdorimit efikas të IPA fondeve modernizojmë infrastrukturën në vend

Story i radhës

BFI dënon agresionin rus në shtetin e Ukrainës.

Të fundit nga

ShkoLartë