Rritja e dhunës në familje si shkak i keqmenaxhimit të institucioneve

December 1, 2022
1 minut lexim

Akti i shëmtuar terrorizues i vrasjes së shtatzënës, në hapësirat ku po shkonte për të lindur është i pa tolerueshëm për ne si shoqëri dhe si shqiptarë.

Gruaja ka status të veçantë ligjor sot, por edhe kanunor dje, prezenca e saj ka sfiduar e ndalë edhe armën e motivuar për vrasje.

Varfërimi i qytetarëve dhe thëllimi i krizës sociale, ambientin që e ka krijuar qeveria, humbja e perspektives së familjes, e njerëzve, degradimi i vlerave nacionale e morale nga kjo klasë politike, rritën si pasoj edhe dhunën në familje si shkak i keqmenaxhimit të9 institucioneve.

Duhet ministrat e linjës ligjore dhe të zbatimit të tyre, të sigurisë e rendit pra i punëve të brendshme, z. Sveqla dhe drejtësisë znj. Haxhiu, të japin dorëheqje.

Duhet ta bëjnë si akt moral e ligjor, si normë e sjelljes, përgjegjësisë dhe moralit njerëzor. Si akt ligjor të paktën meqë po thuhet se ka kenë nën statusin e të mbrojturës.

Duhet ta bëjnë me vetëvendim apo të shkarkohen nga ana e Kryeministrit, meqë në Kosovë kanë japë dorëheqje për raste të deliktit verbal, siç ishte ajo e ministrit Jabllanoviç.

Ky OPINION është huazuar nga media BOTASOT.INFO

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

A jemi Shoqëri e Traumatizuar me përmasa Patologjike?!…

Story i radhës

Haaland e Foden po përpiqen të bindin Bellinghamin

Të fundit nga

ShkoLartë