Rritja e çmimeve në Shqipëri, presidenti Meta bën thirrje për rritjen e pagave

Presidenti Ilir Meta është shprehur sot se institucionet shtetërore përgjegjëse duhet të monitorojnë zhvillimet e inflacionit në Shqipëri dhe të marrin nisma konkrete për rritjen e pagave në formën e indeksimit me qëllim për të ruajtur nivelin e jetesës së qytetarëve.

Meta me anë të shkrimi në Facebook, Meta ka bërë të ditur se çmimet në Shqipëri vazhdojnë të rriten në nivele shqetësuese, duke dëmtuar seriozisht ekonomitë familjare dhe thelluar varfërimin e shqiptarëve.

“Në janar 2022 çmimet në total janë rritur në masën 5 për qind, ndërsa të mallrave ushqimore në 9.9 për qind. Ndërkohë sipas të dhënave të Eurostat, Shqipëria ka nivelin më të lartë në rajon në përqindje të mesatares evropiane”, ka thënë Meta.

“Në kushtet kur rritja e çmimeve të ushqimeve dhe energjisë vijon pa u ndalur, institucionet shtetërore përgjegjëse jo vetëm duhet të monitorojnë zhvillimet e inflacionit, por edhe të marrin nisma konkrete për indeksimin e pagave me qëllim për të ruajtur nivelin e jetesës së qytetarëve”, ka shtuar Meta.

Sipas presidentit, mosreagimi ndaj rritjes së çmimeve nuk është në përputhje me interesin publik, rritjen e mirëqenies së qytetarëve dhe mbrojtjen e tyre nga spekulimet.

Indeksi i Çmimeve të Konsumit në Shqipëri është rritur me 3.7 për qind në muajin janar, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, duke regjistruar nivelin me të lartë të inflacioni në dekadën e fundit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Tuchel tregon nëse Kovacic e Ziyech do të paraqiten në finalen e Carabao Cup kundër Liverpoolit

Story i radhës

Kasami: Përkundër vështirësive të mëdha, për 100 ditë kemi zgjidhur probleme të shumta

Të fundit nga