Rritet përkrahja për Taravarin, figura të larta të ASH kërkojnë largimin e Selës

min lexim

Në vigjilie të Kongresit të partisë më të madhe opozitare, Aleancës për Shqiptarët , ka gjithnjë e më shumë zhvillime dramatike dhe njëkohësisht edhe largime të figurave kryesore të këtij subjekti që nga themelimi shkruan Tetovasot.

Zërat që kundërshtojnë, vijnë si pasojë e humbjeve serike dhe ” centralizimit” të partisë nga të njëjtat figura të cilët duket se nuk kanë ndërmend të tërhiqen dhe aq më tepër të japin llogari për dështimin e tyre duke kërkuar qëndrimin në krye të subjektit .

Shefik Duraku, Bekim Qoku, Latif Arifi, Gadaf Uzairi dhe shumë të tjerë, janë ata që pritet të dalin haptazi për një ASH ndryshe nga deri tani, pra më të hapur .

Në vijë të këtyre zhvillimeve pas zërave se Sela do të jetë sërish një kandidat për të mbetur edhe katër vite në krye të partisë, nuk kanë munguar reagimet e vetë njerëzve kryesorë të këtij subjekti që kërkojnë ndryshim.
Në vijë të kësaj është edhe ish deputeti Bekim Qoku që jep alarmin se ç’farë mund të ndodhë me një subjekt politik që nuk ka kurajon të kundërshtojë liderin!
Ish deputeti Bekim Qoku,dikur bashkëpunëtor i afërt i Ziadin Selës, mbase duke marrë si shkak debatin e ashpër që zhvillohet ditëve të fundit në mes aktivistëve të ASH-së, në lidhje me rikandidim e kryetarit të tyre, dhe tendencën për ti shhuar këto zëra, ka reaguar nëpërmjet një postimi në profilin e tij në fejsbuk.

“Një subjekt, qoftë politik apo ekonomik, që nuk ka kurajon, nervin, motivin ta kundërshtojë dhe sfidojë liderin të vet i cili e drejton atë subjekt në humbje të vazhdueshme dhe të njëpasnjëshme, si thotë populli nuk ka hajër aty, ai e ka hak dhe e meriton të shuhet” u shpreh Qoku.

Por nuk është vetëm Qoku që del hapur .
Një tjetër figurë kryesore sic është Shefik Duraku ,Ish zëdhënësi i Aleancës për Shqiptarët, Shefik Duraku është larguar nga kjo parti këtë javë i cili ka kumtuar lajmin nëpërmes rrjetit social “Facebook”, dhe këtë e ndërlidh pikërisht me mospajtimet që ai ka brenda këtij subjekti opozitarë.

Duraku ka përfunduar çdo angazhim politik i tiji, pranë Aleancës për Shqiptarët.
“Aktiviteti im politik brenda Aleancës është I dukshëm,leht i evidentueshëm dhe mbi të gjitha shumë transparent dhe I sinqertë,por ja që nuk ka hapësirë më të vazhdoj të punoj, arsyet i dinë dhe ua kam thënë atyre që duhet ti dijnë, për shokët dhe miqtë e mi ky vendim nuk është aspak befasues sepse shumë herë kemi debatuar për këtë temë” u shpreh Duraku.

Në prag të Kongresit të partisë për muajin e ardhshëm , është rritur dukshëm përkrahja e Arben Taravarit, drejtues i mandatit të dytë të Komunës së Gostivarit.Shumica e figurave kryesore të partisë e kundërshtojnë një mandat tjetër të kreut aktual Ziadin Sela sidomos pas dështimit në zgjedhjet lokale në të cilat ky subjekt humbi mijëra vota ndërsa morri thuajse të njëjtat Komuna që administroi në katër vitet e kaluara

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Raporti i “Together for Life”, Koduzi: Konfirmon akuzat e PD, ’Rama përdori pandeminë për të vjedhur shqiptarët

Story i radhës

Pas krizës Rusi-Ukrainë, Finlanda blen aeroplanë F-35

Të fundit nga