rritet perdorimi i mjeteve elektrike ndikim i ndjeshem ne uljen e ndotjes 68ef6c9000810

Rritet përdorimi i mjeteve elektrike, ndikim i ndjeshëm në uljen e ndotjes

October 15, 2025
1 minut lexim

Flota e mjeteve në qarkullim po përjeton një transformim të ndjeshëm në drejtim të transportit të qëndrueshëm, me një rritje të mjeteve elektrike gjatë periudhës janar-shtator 2025.

Sipas të dhënave zyrtare, janë regjistruar gjithsej 3901 mjete elektrike, një rritje prej 80% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, duke dëshmuar kështu një ndërgjegjësim gjithnjë e më të madh të qytetarëve dhe bizneseve për ndikimin e transportit në mjedis, shkruan ATSH.

Mjetet elektrike me zero kilometra kanë përbërë 39,9% të të gjitha regjistrimeve të reja me zero km për nëntëmujorin e parë të këtij viti, një përqindje që jo vetëm tejkalon ndjeshëm vitin 2024, kur kjo shifër ishte 28,2%, por paraqet një rritje të vazhdueshme krahasuar me vitin 2023 (25%) dhe 2022 (7,2%).

Përtej shifrave të regjistrimeve, ndikimi pozitiv në mjedis është një tjetër tregues domethënës.

Vetëm për periudhën janar-shtator 2025, llogaritet një reduktim prej mbi 13 milionë kilogramë dioksid karboni në vit, çka përkthehet në ndikim të barasvlefshëm me mbjelljen e mbi 452 mijë pemëve.

Ky rezultat i rëndësishëm jo vetëm që forcon angazhimin e vendit ndaj objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm, por shërben edhe si nxitje për politika të mëtejshme mbështetëse në sektorin e transportit të pastër.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mori me force ne makine ish partneren dhe e dhunoi arrestohet 58 vjecari ne korce 68ef6c63d12da
Lajmi i mëparshëm

Mori me forcë në makinë ish-partneren dhe e dhunoi, arrestohet 58-vjeçari në Korçë

rutte po punojme me be ne per mburojen evropiane kunder droneve 68ef6cdc6f34d
Lajmi i radhës

Rutte: Po punojmë me BE-në për mburojën evropiane kundër dronëve

Të fundit nga

A u mashtrua nga menaxheri? Flet Nora Istrefi

Gjatë ditës së djeshme kanë qarkulluar në disa media raportime lidhur me një koncert të Nora Istrefit të planifikuar në Chicago, ku janë ngritur pikëpyetje rreth organizimit të tij dhe disa pagesave të
ShkoLartë