Enti Shtetëror për Statistika njofton se numri i turistëve në vitin 2023 ka arritur në 197.273, nga të cilët 46% janë turist nga vendi, ndërsa 54% janë turistë të huaj, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Numri i bujtinave në qershor të vitit 2023 ka arritur 742 970, nga të cilët 71.4% janë turist vendor, ndërsa 28.6% janë turist të huaj.
Në periudhën janar-qershor 2023 krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, numri i turistëve është rritur për 25.3%, tek turistët vendas është rritur për 1.2%, ndërsa te turistët jashtë vendit është rritur për 44%.
Në periudhën janar-qershor 2023, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar numri i bujtinave është rritur për 12.4%.