Numri i të vdekurve nga zjarri i së enjtes në një objekt kërkimor të mbrojtjes ruse jashtë Moskës është rritur në 17, raportojnë mediat ruse.
Gjashtë trupa të tjerë u gjetën në Institutin Qendror të Kërkimeve të Forcave të Mbrojtjes Ajrore të Federatës Ruse në Tver, shkruan BBC, përcjell “Bota sot”.
Këta trupa u gjenden në veriperëndim të kryeqytetit rus, njoftoi agjencia e lajmeve Tass.
Hetuesit ushtarakë po hetonin zjarrin, tha Tass.