rritet numri i femijeve te prekur nga glaukoma 66e728ce4df75

Rritet numri i fëmijëve të prekur nga glaukoma

September 15, 2024
1 minut lexim

Është rritur numri i ndërhyrjeve kirurgjikale në sy dhe mbajtja e syzeve me dioptri tek fëmijët. Përveç sëmundjeve të anomalisë kongjenitale dhe sëmundjeve të tjera, ndikim të madh në dëmtimin e syve tek fëmijët kanë edhe përdorimi i tepërt i tabletave, kompjuterëve dhe lojërave argëtuese në play station.

Mund të them se është rritur numri, d.m.th nevoja për ndërhyrje kirurgjikale tek fëmijët. Madje për 5 për qind është rritur numri i glaukomës tek fëmijët, për dallim nga vitet e kaluara, ku duhen ndërhyrje kirurgjikale. Këto janë numra seriozë dhe unë personalisht nuk mund të përcaktojë se nga çka shkaktohet, por, e dimë se kovidi e ka bërë të veten, rrezatimi i jashtëm, ushqimi sjell deri tek anomalitë kongjenitale tek fëmijët”, tha Irina Bogdanova oftamologe.

Oftamologët rekomandojnë kontrollim të syve të paktën një herë në vit, si dhe kufizimi i përdorimit të pajisjeve teknologjike apo telefonave të mençur.

Ne si oftamologë rekomandojmë sa më shumë, pasi nuk mund të them të ndalohet, sepse kjo është një mënyre moderne e jetesës dhe lojëra të reja moderne me tabletat, pra të kufizohet koha në tableta dhe kompjuter”, shtoi Irina Bogdanova oftamologe.

Në të shumtën e rasteve, oftamologët thonë se prindërit nuk e vërejnë me kohë shfaqjen e problemeve me shikim, apo shikimin e dobët, andaj është e nevojshme që të shtohet kujdesi ndaj tyre, dhe vizitat tek oftamologët mos të anashkalohen.

MARKETING

RENT A CAR

fuqia e omegas cilat jane yndyrnat e demshme dhe cilat te mira 66e727dddf90d
Story i mëparshëm

Fuqia e Omegas – Cilat Janë Yndyrnat e Dëmshme dhe Cilat të Mira

dita nderkombetare e demokracise osmani aleancat e forta e mbrojne demokracine 66e72982c33a8
Story i radhës

Dita Ndërkombëtare e Demokracisë, Osmani: Aleancat e forta e mbrojnë demokracinë

Të fundit nga

Lezha hap zyrtarisht sezonin turistik 2025

Lezha ka hapur zyrtarisht sezonin turistik për vitin 2025, në një aktivitet festiv që mblodhi vizitorë të shumtë, si dhe përfaqësues dhe autoritete vendore si dhe ato të ardhur nga Kosova, Maqedonia
ShkoLartë