dita nderkombetare e demokracise osmani aleancat e forta e mbrojne demokracine 66e72982c33a8

Dita Ndërkombëtare e Demokracisë, Osmani: Aleancat e forta e mbrojnë demokracinë

September 15, 2024
1 minut lexim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë e aleancave të forta për mbrojtjen e demokracisë gjatë një deklarate në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë.

Ajo deklaroi në platformën X se demokracia është aq e fuqishme sa vullneti i popullit për ta përqafuar dhe mbrojtur atë, duke shtuar se vitet e fundit demokracitë janë testuar, veçanërisht në Evropë.

Osmani ndau edhe pjesë nga fjalimi i saj në Samitin e Demokracisë në Kopenhagë, duke vënë theksin mbi sulmet ndaj vlerave demokratike nga autokratët.

Fatkeqësisht, jemi dëshmitarë të një sulmi të pamëshirshëm ndaj vlerave demokratike nga autokratët, të cilët e shohin demokracinë si një kërcënim për ambiciet e tyre. Megjithatë, sa më e fortë të jetë dëshira e tyre për të minuar demokracinë, aq më e fortë duhet të jetë vendosmëria jonë për ta mbrojtur atë,” deklaroi Osmani.

Në fund, ajo theksoi se aleancat e forta kanë qenë dhe do të mbeten burimi kryesor për mbrojtjen e demokracisë në nivel global.

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

rritet numri i femijeve te prekur nga glaukoma 66e728ce4df75
Story i mëparshëm

Rritet numri i fëmijëve të prekur nga glaukoma

tete milione euro nga eurostandard bank transferohen ne turqi para falimentimit 66e72986d3edf
Story i radhës

Tetë milionë euro nga Eurostandard Bank transferohen në Turqi, para falimentimit

Të fundit nga

ShkoLartë