rritet ne 99 numri i viktimave nga zjarret ne hawaii 64db5b6542a6e

Rritet në 99 numri i viktimave nga zjarret në Hawaii

August 15, 2023
1 minut lexim

Numri i të vdekurve nga zjarret në Hawaii është rritur në 99, njoftuan autoritetet, transmeton Anadolu.

Sipas Hawaii News Now, shefi i policisë së Maui, John Pelletier, ka thënë se 75 për qind e zonave më të goditura në qytetin e Lahaina ende nuk janë kontrolluar.

Pelletier tha se 20 qen për nuhatjen e kufomave janë angazhuar me ekipet e kërkim-shpëtimit.

Guvernatori i Hawaii-t, Josh Green, gjatë një konference për media të hënën tha se numri i të vdekurve pritet të rritet pasi ekipet e kërkim-shpëtimit “mund të gjejnë 10 deri në 20 njerëz në ditë në vijimësi”, sipas CBS News.

“Qentë mund të punojnë vetëm 15 minuta në të njëjtën kohë për shkak të nxehtësisë”, tha Green.

Green tha gjithashtu se rreth 2.000 njësi banimi janë siguruar për banorët e evakuuar dhe u zotua se do të sigurohen të paktën 36 javë strehim.

Zjarret në Maui janë “fatkeqësia më e madhe natyrore që Hawaii ka përjetuar ndonjëherë”, tha Green, duke shtuar: “Ka qenë gjithashtu një fatkeqësi natyrore që do t’i duhet një kohë jashtëzakonisht e gjatë për t’u rikuperuar”.

Dëmet e shkaktuara nga zjarret kanë arritur në 6 miliardë dollarë me rreth 2.200 struktura të shkatërruara, tha Green.

Gjithsej gjashtë zjarre shpërthyen të martën e kaluar, duke shkatërruar Big Island dhe Maui.





MARKETING

RENT A CAR

telegram lancon stories edhe per perdoruesit pa pagese 64db5ae0c2ddc
Story i mëparshëm

Telegram lançon Stories edhe për përdoruesit pa pagesë

shpetimi i dy turisteve franceze nga policia ne shkoder balla si ne shtepine dhe ne besen e shqiptarit 64db5c07205db
Story i radhës

Shpëtimi i dy turistëve francezë nga policia në Shkodër, Balla: Si në shtëpinë dhe në besën e shqiptarit

Të fundit nga

PSG nuk fal as në javën e fundit

Është luajtur sot java e 34-të dhe e fundit për sezonin 2024-2025 në Ligue 1, ku janë përcaktuar tashmë të gjitha verdiktet. PSG nuk fal as në javën e fundit, ku ekipi
ShkoLartë