Shpëtimi i dy turistëve francezë nga policia në Shkodër, Balla: Si në shtëpinë dhe në besën e shqiptarit

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka përshëndetur operacionin e Njësisë së Policisë Alpine dhe FNSH për shpëtimit të dy turistëve francezë të bllokuar prej orësh në një zonë tejet të vështirë malore në Shkodër.

Pas 8 orëve kërkimi nga Njësia e Policisë Alpine, FNSH dhe me ndihmën e banorëve të zonës u bë i mundur lokalizimi, nxjerrja në rrugë dhe dërgimi i turistëve në spital, ku njëri prej tyre vazhdon të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën pas komplikacioneve shëndetësore që kishte shfaqur.

Turistët falënderuan punonjësit e Policisë së Shtetit për gatishmërinë e treguar si dhe për ndihmën e ofruar.

Këtë sezon turistik Policia e Shtetit ka realizuar një sërë operacionesh shpëtimi të suksesshme duke i ardhur në ndihmë vendasve dhe turistëve. Vigjilenca maksimale dhe gatishmëria ka bërë që të rritet siguria në vend.

Ministri Balla i ka bërë thirrje çdo qytetari apo turisti që gjenden në nevojë të kërkojnë ndihmë, pasi Policia është në dispozicion dhe ndërhyrja e specializuar do të jetë e menjëhershme.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rritet në 99 numri i viktimave nga zjarret në Hawaii

Story i radhës

Arrestimi i Mujecit në Shqipëri, reagon shefi i asambleistëve të PDK-së në Prishtinë

Të fundit nga