Rriten lehtë rastet me Covid-19 në Kosovë, sot asnjë vdekje

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar 66 raste të reja me Covid-19 dhe asnjë vdekje. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se sot, janë shëruar 252 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 222.184. Në total numri i rasteve aktive është 1.278.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 533 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.815.517 doza të vaksinës. Deri më sot 817.151 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 98.099 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./albeu.com

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Bie interesimi për vaksinim, kaq doza u dhanë gjatë 4 orëve të fundit

Story i radhës

“Mbillni grurë”/ Ministrja e Bujqësisë i kërkon fermerëve ku të fokusohen

Të fundit nga