​Rriten eksportet e Shqipërisë drejt Zvicrës

July 12, 2022
1 minut lexim

Eksportet e produkteve shqiptare, kryesisht prodhimet bujqësore, materialet e ndërtimit, mineralet dhe metalet po rrisin praninë e tyre në tregjet zvicerane.

Eksportet shqiptare drejt Zvicrës shënuan rritje me gati 2 herë përgjatë 5 muajve të parë të këtij viti. Por ndryshe nga eksportet, importet shënuan rënie.

Sipas raportit të INSTAT-it, eksportet drejt Zvicër në vlerë arritën afërsisht 2 miliardë lekë, nga 1 miliard lekë që ishin për të njëjtën periudhë të 2021-shit.

Ndërsa importet në vlerë ranë në 3.2 miliardë lekë, nga 3.9 miliardë që ishin në 5-mujorin e vitit 2021.

Zvicra është një nga 10 vendet më të rëndësishme për tregun shqiptar. Disa kompani të mëdha zvicerane janë të pranishme në Shqipëri, ndërkohë që një numër në rritje i ndërmarrjeve të vogla e të mesme zvicerane po zbulojnë tregun shqiptar.

Llogaritet që në Shqipëri veprojnë afërsisht 65 kompani zvicerane, ndërsa 35 kompani shqiptare kryejnë aktivitet të rregullt tregtar me Zvicrën. Kompani të tjera zvicerane janë pjesëmarrëse në tregun energjetik dhe në fushën e zhvillimit të turizmit.

Në vitin 2015 në Tiranë u krijua Dhoma e Tregtisë Zvicër-Shqipëri, ndërsa në vitin 2021 në Gjenevë u krijua Dhoma e Tregtisë Shqipëri-Zvicër, të cilat shërbejnë si platforma të rëndësishme në funksion të rritjes së bashkëpunimit ekonomik e tregtar mes dy vendeve. /ATSH/ 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

U rrah për vdekje nga bashkëshorti, babai i Marigona Osmanit: Kur e pashë vajzën, më mirë të më kishin vrarë

Story i radhës

Arilena thekson siluetën e trupit në pozat ngacmuese nga Los Angelesi

Të fundit nga

ShkoLartë