rriten cmimet konsoles ps5 ne europe 67fe807007d16

Rriten çmimet konsolës PS5 në Europë

April 15, 2025
1 minut lexim

Blerësit e PS5 në Europë, Britani dhe Australi duhet të paguajnë deri në 100 euro, dollarë dhe paund për të blerë një konsolë.

Sony njoftoi rritjen e çmimeve për PS5 duke drejtuar gishtin nga kushtet ekonomike, rritjen e inflacionit dhe luhatjen e kursit të këmbimit.

Hera e fundit që kompania rriti çmimet në këto tregje ishte viti 2022. Në Europë dhe Britani do të ndryshojë vetëm çmimi i PS5 Digital Edition ku do të rritet nga 450 euro në 500 euro dhe nga 390 paund në 430 paund.

Në kontrast Sony ka vendosur të reduktojë kostot e blerjes së opsionit me disk. Blerësit duhet të paguajnë 80 euro në Europë dhe 70 paund në Britani nga 120 euro dhe 100 paund që ka qenë më herët. /PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

MARKETING

RENT A CAR

osmani pranon letrat kredenciale nga ambasadori i ri i malit te zi 67fe7de020985
Story i mëparshëm

Osmani pranon letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Malit të Zi

southgejt i kthen shpinen futbollit 67fe81610bb0c
Story i radhës

Southgejt i kthen shpinën futbollit

Të fundit nga

ShkoLartë