10
Shkup, 28 prill – Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me periudha me diell. Në pjesët perëndimore dhe jugore të vendit do të ketë reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut dhe kushte për bubullima të rralla.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindor. Temperaturat minimale do të lëvizin në interval prej 6 deri 11, ndërsa ajo maksimale nga 16 deri 23 gradë.
Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme, me periudha me diell dhe me reshje të dobëta të shiut. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindor. Temperatura minimale do të ulet deri 11, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 23 gradë.
Sipas parashikimit të DPHM-së, moti në ditët në vijim do të jetë me diell dhe me vransira të vogla deri mesatare, me erë mesatare, herë pas here të përforcuar veriore.
“Të martën dhe të mërkurën temperaturat e mëngjesit do të jenë më të ulëta, ndërsa gjatë ditës do të ketë rritje graduale”, kumtoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
BURIMI: zhurnal.mk