Kryetari i Kryeqytetit, Perparim Rama, ka njoftuar se janë rritur aplikimet për regjistrim të pronës së paluajtshme.
Në krahasim me vitin e kaluar, numri i aplikimeve sivjet ka qenë 63% më i lartë.
Sipas Ramës, kjo është bërë si rezultat i pezullimit të taksës në transaksion të pronës, e cila ishte 150 euro.
“Në gjashtë mujorin e parë të vitit të kaluar, 2521 persona kanë aplikuar për regjistrim të pronës së paluajtshme, ndërsa në gjashtë mujorin e këtij viti kanë aplikuar 4120 persona për të regjistruar pronën e paluajtshme”, ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës.