Rrëzohet në kanionet e Tepelenës 20-vjeçari amerikan, dërgohet në spital

1 minut lexim

Në fshatin Progonat në Tepelenë në vendin e quajtur “Kanionet e Pesturës”, është rrëzuar shtetasi amerikan W. L., 20 vjeç.

Shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse, shërbimet e spitalit dhe banorë të zonës, kanë bërë të mundur nxjerrjen 20-vjeçarit nga vendi ku ishte rrëzuar.

Shtetasi W. L. po transportohet në spital, për të marrë ndihmë mjekësore, pasi ka marrë dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit, njofton policia.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e rrethanave të situatës. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Hajde të të puth”, i riu ndjek me biçikletë dhe ngacmon seksualisht një të mitur në Gjakovë

Story i radhës

Nata e parë e dashurisë një zhgënjim, a ndodh kjo sepse nuk jeni në shtrat me personin e duhur?

Të fundit nga