Rrëzohet helikopteri në Puglia, asnjë i mbijetuar! Në bord ishin 7 persona, mes tyre një vajzë 13-vjeçare

November 5, 2022
1 minut lexim

Një helikopter me 7 persona në bord është rrëzuar në Puglia!

Të shtatë personat në bord kanë humbur jetën. Mes viktimave ishte edhe një vajzë 13-vjeçare.

Avioni ishte nisur në orën 9.20 nga Ishujt Tremiti, në zonën e Foggia-s dhe më pas u zhduk nga radari.

Emrat e viktimave:

Katër turistë sllovenë, të gjithë anëtarë të së njëjtës familje: Bostjan Rigler, 54 vjeç; Jon Rigler 44 vjeç; MatejaCurk Rigler, 44 vjeç; dhe Liza Rigler, 13 vjeçe.

Në bord ishte edhe Maurizio De Girolamo, 64 vjeç, një mjek që po kthehej në shtëpi pas turnit të tij në Tremiti, dhe pilotët Luigi Ippolito dhe Andrea Nardelli.

“Doktori sapo kishte mbaruar turnin e tij të punës dhe për t’u kthyer në shtëpi vendosi të merrte helikopterin në vend të anijes për shkak të kushteve të pafavorshme të motit. Një mjegull e dendur ka rënë këtu”– tha Raffaele Piemontese. “Komuniteti ynë është i tronditur.”

 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Nëse keni këto profesione, martesa juaj ka shumë mundësi të përfundojë në divorc

Story i radhës

Takimi i liderëve, Mickoski ende pa përgjigje!

Të fundit nga

ShkoLartë