Pesë persona u vranë dhe të paktën shtatë të tjerë u plagosën kur një aeroplan i vogël u rrëzua në një hangar të aeroportit pranë Varshavës këtë mbrëmje, tha ministria e shëndetësisë e Polonisë.
“Kemi të paktën shtatë të plagosur dhe pesë të vdekur,” shkroi në Twitter Adam Nijilski.
Aksidenti ndodhi në aeroportin e vogël të Srinos, i cili ndodhet 47 kilometra në veri të kryeqytetit. Shkaqet ende nuk janë zbardhur.
Burimi: GAZETA.MK