Elaborati famëkeq serbë “Naçertanja”, nga viti 1848, i themeluar nga Ilia Gerashanini i thurur dhe i përgatitur mirë, ku rrënjët e saj vijnë nga pan-sllavistët në krye me Rusinë, për qëllime ekspansioniste ku deri në vitin 1881/84 arriti kulmin për ta spastruar e shpërngulur një popullatë të tërë, për ta çrrënjosë nga trojet e veta në më shumë se 750 fshatra shqiptare, nga eksponentët e njohur, të kohës. Ngjarjet e vitit 1910/12, vazhdimësi 1920 viti i likuidimit të shqiptarëve (Obznana), pas tij, më 1930 vazhdues i këtij projekti ishte Ivo Andriqit më 1930, më 1937 Vaso Qubrilloviçi. Më 1938/41, programi i njohur i Molevacit, aty hyri edhe Turqia për shpërngulje të dyfishta. Prapë Vaso Çubrilloviçi, e më vonë Aleksandër Rankoviçi, bashkë me Titon më 1953 dhe ministrin e jashtëm të Turqisë.
Në fund elaborati i Akademisë së shkencave Serbe më 1986, i prirë nga vazhduesi dhe projektuesi më i sofistikuar Dobrica Qosiqi, bashkë me Millosheviqin. I gjithë ky projekt gati për 200 vite në makinerinë dhe në bërthamën e tij qëndron termi “PYKË” dhe “tokë e djegur”.
Në histori shumë shtete e perandori, e kanë përdorë pykën, për ta çrrënjosë një popull nga autoktonia e tij, në të njëjtën kohë ka përdor edhe djegien e tokës, siç e ka përdor Perandoria Romake kundër Kartagjenës. Të njëjtën metodë për shkatërrim dhe çrrënjosje e përdori Millosheviçi në mes të Europës luftën e fundit kundër popullit tonë, ku masakroi, vrau e përdhunoi, dogji tokën, dhe në fund dëbojë popullin tonë.
Ky përdori ndaj nesh të gjithë arsenalin e potencialin paramilitar ushtarak dhe e gjithë mekanizmin shtetëror për çrrënjosjen e identitetit ton kombëtar.
Për ta realizuar këtë elaborat famëkeq, në bërthamën e tij qëndron “Gënjeshtra”, ku edhe vet Serbia e pranon se shteti është formuar nga ky parim për të ekzistuar.
Ja dy shembuj që i ka përdorur në vitet e ‘90-ta. Në Gjilan në vitet 80-ta, një serbë i quajtur Martinoviç, i cili bëri një gjest jo njerëzor me atë shishen që ia futi vetes në prapanicë, ku u akuzuan shqiptarët për dhunë seperatizëm e irredentizëm, kjo gënjeshtër muar dhenë, dhe arriti të propagandohet, derisa u diskreditua nga autoritetet e Kosovës, së asaj kohe.
Rasti i dytë ishte rasti “Panda” në Pejë gjatë luftës në Kosovë në vitin 1998, kur vet ushtria serbe vrau bashkëkombësit e vet 5 të rinjë, ku u përgënjeshtrua se gjoja shqiptarët e kanë bërë atë krim. Edhe ky rast arriti në arenën ndërkombëtare në instanca të ndryshme botërore, në fund na doli e kundërta, se vet ata kishin kryer krimin.
Ky elaborat famëkeq, gjatë vitit 1878-80 masakroi me qindra mijëra banorë të pafajshëm shqiptarë në mëse 750 fshatra dhe grabiti trojet tona shekullore dhe gjithë pasurinë, edhe pse në Kongresin e Berlinit u mor vendim që popullata të gëzojë të drejtat e tyre në vendin ku jetojnë e veprojnë. Këto asete dhe dokumente edhe sot janë në arkivat e OKB-së, më herët “Lidhja e popujve”.
Çdo ndryshim kufijsh me dhunë apo me arbitrazh ndërkombëtar, mbyllet si çështje për një kohë me termin ‘top sekret’ për 99 vite, sepse parashikohen ndryshime të pakënaqësisë nga pala e dëmtuar.
Jo rastësisht në Kosovë kanë shpërthyer demonstratat e vitit 1981 kundër padrejtësive shekullore që na janë bërë neve me tkurrjen e trojeve nga qindra mijëra km katror sa kemi pas para osmanlinjve. Tash kemi 40 mijë km katror, duke e përfshirë Shqipërinë politike dhe Kosovën, që do të thotë se ne jemi tkurrur për 70 mijë km katror.
Kjo tkurrje e territorit tonë me vendime të fuqive të mëdha të kohës në dobi të të gjitha shteteve ballkanike fqinje me shqiptarët, qëndron një pasiguri që e preokupon çdo shqiptarë, dhe si pasojë e ngushtimit hapësinor kombëtar historikisht, kemi pas edhe pasoja në mes veti për çështje pronësie ku për fat të keq rastet kanë përfunduar edhe në fatalitet.
Jo se ne e kemi në traditën tonë këtë të keqe, por kjo pikërisht qëndron në elaboratet famëkeqe, të fqinjëve që grabisin, djegin, dëbojnë e pastaj të fusin popullin në grindje me njëri-tjetrin, për tkurrjen e trojeve.
Shembulli më konkret ilustron, faktin se çdo familje fshatare serbe në Serbi posedon mesatarisht 25 hektar tokë, të cilën e grabitën nga shqiptarët me shekuj, edhe pse tapitë ekzistojnë në arkivat në Turqi (prof.Dr.Skender Rizaj).
Kundër nesh u mblodhën që të gjitha shtetet ballkanike në luftën e parë dhe të dytë ballkanike për të na çrrënjosë nga trojet tona etnike në krye me Rusinë.
Greqia hibride përveç ngjarjeve të njohura kundër popullit tonë pas kapitullimit të P. Osmane, ajo kulmin e ekspansionizmit dhe çrrënjosjes e arriti me okupimin e Çamërisë ku masakroi shqiptarët dhe e dëboi me dhunë popullatën e grabitur, dhe më se 18 mijë km katror, duke e tkurrur edhe më shumë atdheun tonë.
Në mbamendjen historike duhet përmendur se krahas, këtij elaborati famëkeq, edhe Europa në një mënyrë i ndihmoi pansllavizmit në këtë projekt nëpër mbledhje ndërkombëtare në dëm të identitetit tonë.
Falë luftës së pandërprerë të popullit tonë dhe heroizmit mbinjerëzor që zhvilluam me shekuj, kundër të gjithëve, prandaj jemi ku jemi.
Nga padrejtësitë që na u bënë me shekuj u detyruam t’i rrokim armët, për ta mbrojtur identitetin tonë dhe trojet autoktone, pastaj na akuzonin se përse kërcet pushka.
Europa në të kaluarën nuk është interesuar çështja kombëtare e shqiptarëve, por vetëm paqja në Ballkan, gjithmonë në dëm të shqiptarëve, me përjashtim të Austro-Hungarisë, e cila duke e lidhur edhe interesin e vet për mos shtrirjen e Pansllavizmit në Ballkan bashkë me luftën tonë heroike shpëtuam një pjesë të trungut, për t’i shpëtuar çrrënjosjes së grabitqarëve parazit të fqinjëve barbarë.
Në këtë elaborat në brendësinë e tij ekzistojnë edhe një element që shpesh e hasim nga jeta e përditshme, por në shumicën e rasteve nuk e kuptojmë, që në çdo ngjarje që ndodhë në trojet tona shqiptare menjëherë reagon Serbia duke trumbetuar e duke gënjyer nëpër qendra ndërkombëtare botërore gjëja se serbët janë viktima nga shqiptarët, duke bërë zhurmë, e mjegull e duke e praktikuar se ne duhet të gënjejmë 40 herë për ta zhdukur një të vërtetë shqiptare.
Kurse ne në shumicën e rasteve ngurrojmë të vërtetën tonë ta bëjmë realitet, pra këtu është esenca që ne shpesh biem në grackën e tyre.
Pra, Serbia para se ta heqë Preambulën për Kosovën, dhe ta shpallë referendumin po supozojmë për pranimin e Kosovës që e ka në kushtetutë, para këtyre dy elementeve, ende e ka në funksion këtë elaborat famëkeq.
Ky është çelësi i kësaj platforme ekspansioniste që me anë të gënjeshtrave zhurmës dhe mjegullës të futë në vorbullën e sajë ku vështirë është të dilet nga kjo e keqe e madhe shekullore.
Ja rasti i dialogut ku ka shkuar, prej dialogut teknikë me politikën e gënjeshtrave ka arrit ta kthejë në atë politikë.
Dhe në vend se ne të kërkojmë trojet tona, të grabitura, ku kemi ligjërisht të drejtë për t’i kërkuar në gjyqet ndërkombëtare, me këtë elaborat Serbia na ka futë në dialog politikë, për territorin e Kosovës, duke tentuar të bymehet deri te lumi ibër, kurse Sanxhakun ta shtrydhë edhe më shumë për t’i zhdukë rrënjët shqiptare, edhe pse atje kanë filluar një pjesë e popullatës të kthehet në gjenezën e vet shqiptare. Kuptohet se edhe ne për shkak të paditurisë ose neglizhencës i kemi ndihmuar në njëfarë mënyre.
Cilat janë shtyllat shtetërore të Serbisë:
1. Elaborati Naçertania nga viti 1848.
2. Njësitë paramilitare, ushtarake nga shkolla e Zemunit,
3. Ushtria e rregullt bashkë me gardën shtetërore.
4. Kuvendi
5. Qeveria që bënë ekzekutimin.
6. BIA
7. Kisha ortodokse serbe ku kokën e ka në Rusi.
8. Akademia e shkencave serbe.
9. Organ “top sekret “që në rast se dikush nga politika shkelë vijat e kuqe për tradhti shtetërore serbe, ai likuidohet menjëherë, jo rrallë herë ka ndodhë në Serbi.
10. Këshilli i sigurisë së shtetit.
“Të gjitha këto shtylla përbëjnë “Platformë kombëtare ku koordinohen si një trup i vetëm.”
Cilat shtylla të shtetit i kemi ne?
Po i përmend vetëm dy ku tek ne nuk funksionojnë sa për ta kuptuar se sa mbrapa jemi nga fqinjët, tanë.
1. Dy Akademitë e shkencave,
(mungesa e tryezave të rrumbullakëta për ta krijuar një) “Platformë shtetërore”, mos të flasim për “Platformë Kombëtare”.
2. BIK-u, jo që nuk ka bërë kurrfarë lobimi në shtetet islame për njohjen e Kosovës, por ka arrit t’i nënshkruaj ndërtimin e mbi 500 xhamive, dhe na mbajnë vetëm ligjërata për fenë islame (nuk jam kundër fesë, por në rend të par është kombi e pastaj feja), këtë e thotë edhe feja.
Ne gjatë gjithë historisë kemi bërë luftëra për çlirim nga pushtuesit barbarë, të cilët na kanë sjellë gjërat më këqija të njerëzimit, sepse pushtuesit kanë ardhë me qëllime të caktuara për t’na çrrënjosë nga këto territore autoktone.
Ne krahas luftës heroike për çlirimin që kemi bërë ndër shekuj kemi ndihmuar shumë Perandori si P. Romake atë Bizantine, Papatin – Vatikanin, P. Osmane, mirëpo çdo armik i yni ka mbet armik i përbetuar edhe pse në shumicën e rasteve nga mençuria e intelektualëve tanë na kanë shfrytëzuar për qëllime të tyre djallëzore.
Mjafton vetëm i madhi Sami Frashëri që themeloi alfabetin e gjuhës turke dhe Kemajl Pashë Ataturku me prejardhje shqiptare që themelojë Turqinë e sotme, në Konferencën e Llozanës 1922/23.
Mirëpo, ja çka ndodhi me Turqinë, para disa viteve ajo shpërfilli sistemin parlamentar ,dhe vendin e ktheu në sistem Presidencial. Arsyeja kryesore qëndron, se ajo tenton të dalë nga kjo marrëveshje, 1923, dhe tenton ta kthejë nostalgjinë e P. Osmane në territoret ku i ka humbë para 100 viteve.
Armenia ka bërë ankesë në Gjykatën e Strasburgut, në vitin 2015, për trojet që i ka humb para 100 viteve dhe në veçanti për humbjen e madhe të popullatës gjatë kohës së otomanëve.
Evropa e di mirë si u bë ajo marrëveshje për Shën Naumin dhe Vermoshin. Në kohën kur Fan Noli me revolucionin e qershorit rrëzoi Zogun nga pushteti, por pas disa muajve Nikolla Pashiqi së bashku me të e sulmoi qeverine e Nolit dhe në kompensim i mori ato territore. E vërtetë që është bërë me arbitrazh ndërkombëtar, që e ka pranuar edhe Kuvendi i Shqipërisë i asaj kohe, por aty ku ka gisht Serbia, që në bërthamën e saj qëndron platforma për të grabitur. Shën Naumi ishte një fshat me 500 banorë shqiptarë, sot i mbetur në Maqedoni.
Kurse ne kur kemi bërë ankesë për trojet tona as pas 100 viteve nuk ekziston ndonjë hap në këtë drejtim përveç një ankese për Çamërinë, e cila ende nuk dihet se çka ndodhë me të.
Shqipëria duhet në arenën ndërkombëtare të bëjë një politikë më të mençur diplomatike, më aktive në këtë drejtim, fundja në Kushtetutën e saj është kapitulli i veçantë për mbrojtjen e të drejtave kombëtare, dhe ka obligim moral edhe për territore, të cilat na e shkëputën nga trungu shekullor.
Kosova nuk e ka ende mundësinë për padi ndërkombëtare për padrejtësitë territoriale e kombëtare, por për ne duhet të jetë një shtet i tretë, e në këtë rast, i bie që Shqipëria ta bëjë këtë punë madhore kombëtare.
Pra, shteti Shqiptar duhet ti prijë politikës së Kosovës, e jo e kundërta.
Në vend se ne t’i kërkojmë Europës territoret e humbura, pas atyre marrëveshjeve “top sekret” për 99 vite, ne ende bëjmë sehir në mes veti.
E dimë mirë se çka ndodhi me copëtimin e trojeve tona pas Luftës së Dytë Botërore kur ish-Jugosllavia e themeloi kombin maqedon, i cili nuk ekziston më, por ja që aty, ekziston një histori e popullit tonë me shekuj që nga Filipi II, Aleksandri që ishte edhe nip i mollosëve, kur dihet mirëfilli se maqedonët e vjetër ishin me prejardhje ilire.
Pra, për t’na çrrënjosë edhe historinë e lashtë dhe për t’i bërë sllavët popullin më të vjetër në këtë Gadishull Ilirik.
Pas tradhtisë së internacionales socialiste për trojet tona në krye me Gjorgje Dimitrovin, pas Luftës së Dytë Botërore ne u tradhtuam prapë nga pansllavistët dhe mezi e shpëtuam këtë Shqipëri politike, përndryshe pansllavistët grabitqar, përveç që e ndanë Kosovën dhe e futën nën Jugosllavi me dhunë dhe masakra të pa para, dhe gjithë atë luftë partizane, kundër nacizmit dhe çlirimit me forca tona duke e përfshirë edhe luftën kombëtare të Ballit Kombëtar, i cili kishte qëllimin për bashkimin e trojeve shqiptare në një shtet të vetëm, arritën të na fusin vëllavrasje mbas “Mbledhjes së Mukjes”, ku u nënshkrua marrëveshja për luftë të përbashkët, dhe formimin e Shqipërisë etnike.
Deri në konferencën e Brioneve më 1966, deri kur pansllavistët masakruan dhunuan grabitën tokat tona na dëbuan për në Turqi dhe defakto dhe de-jure i futën kthetrat në trojet tona dhe na e ngushtuan hapësirën tokësore, atëherë e ndërprenë në vitin 1966 dhe askush nuk u dënua për të gjitha këto që u përmendën më parë. Pas vitit 1966 prapë e njëjta strategji diskriminuese grabitqare e vazhduan nga andriqët, qubrilloviqët e qosiqët, Mosha Pijadat, Millosheviçët e shumë të tjerë që shqiptarët sa më shumë që është e mundur të jenë të ndarë. Të njëjtën politikë të çrrënjosjes është duke e vazhduar Vuçiqi nëse analizojmë mirë. Prapë në të ardhmen e afërt për gjeneratat e ardhshme duhet t’i rrokim armët për një shtet “Komb” edhe pse jo rrallë herë jemi betuar, e kemi luftuar për këtë qëllim të kësaj kauze kombëtare. Ne jemi vetëm shtete, e kombin e kemi të shpërndarë nëpër shtete tjera, edhe pse kemi hapësirën e afërt tokësore territorin kompakt, gjuhen, kulturën, traditën, historinë, që janë elemente kryesore për një komb.
Plus kemi një opozitë destruktive, e jo konstruktive siç janë në shtete tjera, mos të flasim për prokuroritë dhe gjykatat ku edhe pse janë të pavarura, ato luajnë rolin e mbarësisë nga politika. Për dallim nga Shqipëria në këtë aspekt Kosova ka filluar të hyjë në binarët që të çon në drejtim të rregullimit të sistemit demokratik, për ta forcuar shtetin, mirëpo pengesa më e madhe po del nyja e “Vetingut”, që po bllokohet me të madhe nga administrata e vjetër, jo rrallë po ndodhë edhe nga organizatat joqeveritare. Ato duhet të jenë stabilizator në mes popullit dhe Qeverisë plotësisht të pavarura, por për fat të keq nuk është ashtu.
E mos të flasim për prokurorit dhe gjykatat.
Pra, ne vuajmë për shtylla të shtetit për shtetin, dhe rreth shtetit. Kurse në Shqipëri po shihet qartë se është betonuar Qeverisja partiake despotike. Përderisa na mungojnë shtyllat e shtetit dhe përderisa qeveritë nuk kanë kurrfarë përgjegjësie dhe llogaridhënie para shtyllave të shtetit, të cilat për fat të keq na mungojnë, atëherë do të mbetemi pa “Platformë Shtetërore” e mos të flasim për “Platformë Kombëtare”.
Gjermani