Rrëzimi i qeverisë së Petkov 1 ditë para Samitit të BE-së, media bullgare zbulon çfarë i pret Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

min lexim

Rrëzimi i qeverisë së Kiril Petrov vetëm 24 orë para fillimit të punimeve të Samitit të Bashkimit Europian në Bruksel ka tronditur jo pak politikën evropiane dhe aspiratat e Shqipërisëq dhe Maqedonisë së Veriut për të marrë “PO-në” e shumëpritur për nisjen e negociatave të anëtarësimit.

Mediat bullgare janë duke i bërë jehonë votës së mosbesimit në Parlament, që i dha goditjen finale koalicionit të brishtë qeveritar, pasi sipas tyre vendimi do të pengojë më tej përpjekjet e vendeve të Ballkanit për t’u bashkuar me unionin.

Partia opozitare e qendrës së djathtë GERB paraqiti mocionin javën e kaluar, duke akuzuar qeverinë për keqpërdorim të financave publike dhe politikës ekonomike dhe për dështimin për të trajtuar inflacionin në rritje, ndërsa votimi i mosbesimit kaloi me 123 vota pro.

Ndërkohë, pushtimi rus i Ukrainës më 24 shkurt e ka shtyrë BE-në të shqyrtojë përshpejtimin e përpjekjeve të anëtarësimit në Ballkanin Perëndimor për të parandaluar Moskën të zgjerojë ndikimin e saj në rajon.

Qeveria bullgare në krahun tjetër ka këmbëngulur që Maqedonia e Veriut të njohë zyrtarisht se gjuha e saj ka rrënjë bullgare, të pranojë në kushtetutën e saj një pakicë bullgare dhe të anulojë “gjuhën e urrejtjes” kundër Bullgarisë.

Maqedonia e Veriut ka thënë se identiteti dhe gjuha e saj nuk janë të hapura për diskutim, ndaj edhe pse Petkov kërkoi një zgjidhje për këto mosmarrëveshje dypalëshe etno-kulturore që kanë bllokuar zgjerimin e BE-së, ai nuk do ta ketë më shansin për t’i dhënë dritën jeshile zhbllokimit të procesit.

Tashmë, Presidenti bullgar Rumen Radev ose mund të vendosë një qeveri të përkohshme ose të thërrasë zgjedhje të parakohshme parlamentare, të cilat do të ishin të katërtat e vendit në pak më shumë se një vit. 360grade.al

Story i mëparshëm

​Scholz: BE të jep dritë jeshile për nisjen e negociatave me Shqipërinë

Story i radhës

Grubi: Rritja e vazhdueshme e pagave dhe pensioneve do të jetë synim i Qeverisë

Të fundit nga